Flash News

Rajoni

Refuzoi të merrte pjesë, Brnabiç thirrje Vuçiç: Duhet të shkosh në samitin e Tiranës

Refuzoi të merrte pjesë, Brnabiç thirrje Vuçiç:

Kryeministrja Ana Brnabiç tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiç nuk ka marrë ende një vendim për të shkuar në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, por ajo i bën thirrje që të vijë në Shqipëri.

“Si qenie njerëzore e kuptoj dilemën që ka Vuçiç”, tha ajo.

Kryeministrja deklaroi se, kur është fjala për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, Serbia ka qëndrim parimor, ndërsa, siç tha ajo, të tjerët po “rrahin gjoksin për vendosjen e sanksioneve e më pas Belgjika lufton që të mos vendosë sanksione ndaj diamanteve ruse”.

Kujtojmë që Vuçiç deklaroi se nuk do të marrë pjesë në samitin që do të organizohet në Tiranë, ndërsa kryeministri Edi Rama tha një ditë më parë se presidenti serb nuk ka rrugë tjetër.

 

Të fundit