Flash News

Rajoni

Scholz thirrje Kosovës dhe Serbisë: Dy shtete që nuk njohin njëra-tjetrën, s’mund të jenë në BE

Scholz thirrje Kosovës dhe Serbisë: Dy shtete që nuk njohin

Kancelari gjerman Olaf Scholz zhvilloi sot një takim me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë, në kuadër të vizitës së tij dy ditore në Ballkanin Perëndimor.

Scholz, teksa iu referua debatit mes Kosovës dhe Serbisë, tha se nga dialogu duhet të arrihet një marrëveshje politike mes dy vendeve në mënyrë që të zgjidhet ‘ngërçi’.

Ndër të tjera, kancelari gjerman tha se dy vende të cilat nuk njohin fillimisht njëra-tjetrën, nuk mund të mendohet të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Me rëndësi për Kosovën është që dialogu i ndërmjetësuar nga BE të çohet përpara. Kosova dhe Serbia përmes një marrëveshje gjithëpërfshirëse të çojnë në zgjidhje politike. Dialogu është rruga që i hap Kosovës perspektivën evropiane. Një marrëveshje politike mes dy vendeve është një kusht i rëndësishëm edhe për perspektivën e të rinjve në Kosovë. Marrëveshja duhet të zgjidhë edhe çështjen e Kosovës në fund sepse është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën të bëhen pjesë e BE-së. Të dyja palët duhet t’i qasen njëra tjetrës”, tha Scholz.

Të fundit