Flash News

Rajoni

Serbia rreshtoi autoblindat në Kosovë, ministri serb: Askush s’na tregon çfarë të bëjmë!

Serbia rreshtoi autoblindat në Kosovë, ministri serb: Askush

Ministri i Mbrojtjes në Serbi Nebojsha Stefanoviç ka pranuar se ushtria serbe shtuar forcat në veri të Kosovës duke qëndruar në gatishmëri të lartë luftarake.

Në një intervistë për TV Pink, Stefanoviç deklaroi trupat ushtarake janë vendosur deri në vijën kufitare me Kosovën, çka i vlen zonës së sigurisë.

Stefanoviç mohoi që ushtria serbe të ketë depërtuar në territorin serb, teksa theksoi se nga ana e tyre serbët nuk kanë shkelur asnjë marrëveshje.

“Kemi të drejtë të pozicionohemi në territorin tonë, askush s’na tregon çfarë të bëjmë, është vendim sovran. Nuk po shkelim asnjë marrëveshje ndërkombëtare, ushtria s’ka hyrë askund ku nuk duhet të hyjë”, ka thënë Stefanoviç.

 

Të fundit