Flash News

Rajoni

Serbia rreshton autoblindat në kufi me Kosovën: Në gatishmëri të lartë luftarake!

Serbia rreshton autoblindat në kufi me Kosovën: Në

Ekipi i ushtrisë serbe është rreshtuar në afërsi të kufirit me Kosovën në një distancë prej më pak se dy kilometrash. Lajmin e kanë konfirmuar korrespodentët e televizionit serb RTS.

Sipas RTS, ushtria serbe është në gatishmëri të lartë luftarake për shkak të situatës në veri të Kosovës. të paktën 4 automjete të blinduara, konkretisht dy "lazarë" dhe dy "milos", janë pozicionuar në kufi me Kosovën.

Ushtria është vendosur në pikën kufitare të Jarinjes, teksa ende nuk ka informacion ose të dhëna për një zgjidhje të afërt në terren. Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës nga ana tjetër nuk janë tërhequr.

“Për shkak të pranisë së tyre, serbët nuk ndalojnë grumbullimin dhe kërkojnë tërheqjen e dekretit për targat e testimit të makinave nga Serbia qendrore,” shkruan televizioni serb.

Tensioni në Kosovë vijon prej thuajse 7 ditësh, ku serbët kundërshtojnë vendosjen e reciprocitetit të targave nga ana e qeverisë së Kosovës.

Pak minuta më parë përfundoi dhe mbledhja e përbashkët mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryeministrit Edi Rama. Në përfundim, Kurti tha se qëllimi i vendosjes së Njësisë Speciale është vetëm në kuadër të detyrës. Ndërsa Rama i cilësoi veprimet e serbëve si një tetar me helikopterë.

 

Të fundit