Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Serwer: Rezultati i zgjedhjeve në Serbi s'është shenjë e mirë për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka krijuar një sistem të padrejtë zgjedhor që e favorizon atë, thotë Daniel Serwer, profesor në Universitetin amerikan Johns Hopkins, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Të dhënat paraprake të zgjedhjeve të 17 dhjetorit tregojnë se Partia Përparimtare Serbe, e udhëhequr deri vonë nga Vuçiq, ka fituar shumicën.
Lista opozitare “Serbia kundër dhunës” ka kërkuar, ndërkohë, anulimin e zgjedhjeve në Beograd, duke pretenduar se ka pasur parregullsi.
Duke komentuar fitoren e Vuçiqit në raport me Kosovën, Serwer thotë se rezultati “nuk është një shenjë e mirë”për marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Nuk shoh asnjë shenjë se Vuçiq është gati për një ndryshim serioz sa u përket marrëdhënieve me Kosovën. Përkundrazi, ai është nisur në drejtim të kundërt. Ai sërish bën thirrje për vendosjen e sovranitetit të Serbisë. Ai e kundërshton rëndësinë e marrëveshjeve të marsit dhe shkurtit [Marrëveshjes së Ohrit dhe Aneksit për zbatimin e saj], të cilat SHBA-ja dhe BE-ja thonë se janë ligjërisht të detyrueshme”, thotë Serwer për REL-in.
Radio Evropa e Lirë: Edhe opinioni i brendshëm, edhe ai ndërkombëtar i ka përshkruar zgjedhjet në Serbi si referendum për udhëheqjen e presidentit Aleksandar Vuçiq. Atëherë, çfarë tregon rezultati i tyre? Partia Përparimtare Serbe e Vuçiqit, edhe pas dhjetë vjetësh në pushtet, ka fituar shumicën në Parlament.
Daniel Serwer: Epo, ai e ka fituar referendumin e tij. Nuk ka dyshim për këtë.
Radio Evropa e Lirë: A e prisnit këtë rezultat?
Daniel Serwer: Po, e kam pritur. Nuk mendoj se do t’i kishte shpallur zgjedhjet e parakohshme, nëse nuk do ta priste fitoren. Edhe veten, edhe partinë i ka lëvizur kah e djathta. Ka “gëlltitur” forca të shumta të krahut të djathtë. E ka shfrytëzuar Qeverinë si mbulesë për ta forcuar zërin e tij. Ka krijuar një sistem zgjedhor të lirë, por jo të drejtë - gjë që e favorizon atë.
Radio Evropa e Lirë: A ndryshon ky rezultat ndonjë gjë në Serbi, jo vetëm në aspektin e brendshëm, por edhe në marrëdhëniet e politikës së jashtme me Rusinë dhe BE-në?
Daniel Serwer: Nuk pres që të ndryshojë diçka. Në muajt e fundit, Vuçiq ka qenë jashtëzakonisht i mbështetur te Moska dhe Pekini. Miqtë e tij më të mirë këto ditë janë autokratë. Edhe ai dëshiron të jetë i tillë. Ai është autokrat, i votuar në zgjedhje, pa konkurrencë serioze në horizont.
Radio Evropa e Lirë: Kur thoni se Serbia është një autokraci zgjedhore, a do të pajtoheshin qeveritë perëndimore me ju? Nuk i kemi dëgjuar të thonë se Serbia është autokraci zgjedhore.
Daniel Serwer: Të jem i qartë, këto nuk janë zgjedhjet e para të lira, por të padrejta në Serbi. Ato janë zhvilluar nën kontroll të ashpër mediatik nga partia në pushtet, duke shfrytëzuar burime shtetërore, duke transportuar njerëz - të cilët shpresoj se kanë pasur të drejtë vote - me autobusë nga Bosnje dhe Hercegovina.
Kjo nuk është mënyra se si bëhen zgjedhjet e drejta. Ka shumë abuzime që tashmë janë dokumentuar dhe pres edhe më shumë. Por, unë nuk njoh dikë në Uashington sot që do ta quante Serbinë demokraci.
Radio Evropa e Lirë: Por, Vuçiq gjithashtu thotë se partia e tij është shumë e përkushtuar në rrugën evropiane, se Serbia është një kandidate serioze për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Si i lexoni këto mesazhe?
Daniel Serwer: Para së gjithash, mendoj se sa vlejnë këto mesazhe - që do të thotë shumë, shumë pak. Ai [Vuçiq] është për kohë të gjatë në pushtet dhe nuk e ka afruar Serbinë me Bashkimin Evropian.
Në fakt, ai e ka sfiduar Bashkimin Evropian - jo vetëm duke i kundërshtuar sanksionet kundër Rusisë, por edhe për shumë çështje të tjera, përfshirë marrëveshjet e arritura së voni me Kosovën, të cilat kryeministrja Ana Bërnabiq mohon se Serbia po i respekton.
Pra, ju mund të thoni se jeni për BE-në, por duhet edhe të silleni në atë mënyrë, dhe Vuçiq nuk po e bën këtë.
Radio Evropa e Lirë: A mund të presim ndonjë lloj sinjali, presioni nga Brukseli ndaj Qeverisë së ardhshme, për t’u orientuar qartazi nga BE-ja?
Daniel Serwer: Nuk pres shumë nga Brukseli, sepse Serbia dhe Hungaria - e cila është në BE dhe me udhëheqësin e së cilës [Viktor] Orban, Vuçiq është miqësuar - kanë një të përbashkët: udhëhiqen nga autokratë. Nuk pres që BE-ja do të arrijë një konsensus për ndonjë gjë që do të mund të ishte presion mbi Serbinë.
Shpresoj që Shtetet e Bashkuara të jenë ndryshe. Nëse u kthehemi ngjarjeve të 24 shtatorit - rebelimit në veri të Kosovës që me sa duket është orkestruar nga Beogradi - do të prisja që Shtetet e Bashkuara të reagonin për këtë.
Megjithatë, deri më tash, nuk e kanë bërë dhe nuk jam i sigurt se do ta bëjnë. Ato nuk shohin alternativë për Vuçiqin.
Nuk ka alternativë të menjëhershme për Vuçiqin, por mendoj se SHBA-ja do të përfitonte shumë më tepër nga Serbia nëse do të mbante një qëndrim më të ashpër, e jo të vazhdojë ta përkëdhelë.
Radio Evropa e Lirë: Çfarë reagimi prisni nga Uashingtoni?
Daniel Serwer: Nuk e di se çfarë të pres. E dini që këto, padyshim, nuk janë zgjedhje të ndershme dhe ai duhet ta thotë këtë.
Ai duhet të jetë shumë më i ashpër ndaj Serbisë kur bëhet fjalë për ngjarjet e 24 shtatorit [në Banjskë]. Ai duhet t’i thotë Vuçiqit se, nëse dëshiron që [ish-nënkryetari i Listës Serbe] Millan Radoiçiq të jetë përgjegjës për ato ngjarje, atëherë duhet ta dorëzojë atë në Kosovë për gjykim.
Ai duhet të jetë shumë, shumë më i ashpër ndaj Serbisë, por deri më tani nuk ka qenë. Dhe, nuk shoh asnjë shenjë se ai do të ndryshojë mendje. Unë mendoj se ai, thjesht, do të vazhdojë të shtiret.
Të fundit
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14
Nis sot zyrtarisht, The Sun: Pse mund ky të jetë Botërori më i bukur në histori
11 Qershor 2026, 16:10