Flash News

Rajoni

Shaip Kamberi siguron mandatin për përfaqësimin e shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë

Shaip Kamberi siguron mandatin për përfaqësimin e

Udhëheqësi i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi ka siguruar një tjetër mandat për përfaqësimin e shqiptarëve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë.

Kamberi ka siguruar 11.500 vota të mjaftueshme për të marrë mandatin e deputetit.

Kamberi ka postuar një thënie të boksierit të famshëm Muhamed Ali, pas fitores së mandatit.

“Sa herë që hyja në ring, të paktën gjysma e audiencës ishte aq e ekzaltuar për të më parë të vrarë. Ata brohoritnin, bërtisnin dhe shkelmonin për çdo grusht me të cilin më godiste një kundërshtar. Aq shumë saqë u bënë histerikë kur i zhgënjeva ato ëndrra dhe shpresa, Muhamed Ali”, shkruan Kamberi në profilin e tij në Facebook.

Të fundit