Flash News

Rajoni

Sherri me armë në Greqi, momenti kur shqiptari plagos 3 të rinjtë

Sherri me armë në Greqi, momenti kur shqiptari plagos 3 të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ku pas një sherri banal kanë mbetur të plagosur tre të rinj nga Kreta në Greqi dhe autorët mësohet të jenë shqiptarë.

Fillimisht palët u konfliktuan për arsye banale dhe ishte një prej viktimave që goditi fillimisht me shpullë njërin prej autorëve, në këtë moment njëri nga shqiptarët 37-vjeçari Nardi Ismat Idrishti nxori një pistoletë dhe gjakftohtë qëlloi mbi grupin e të rinjve që po konfliktoheshin.

Plumbat goditën tre të rinjtë, dy prej të cilëve janë vëllezër. Ata janë në gjendje të rëndë në një spital të Athinës. Një kamerë sigurie ka fiksuar momentin e përleshjes ku duket momenti që autori qëllon mbi viktimat.

Të fundit