Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Shfrytëzonin e kërcënonin punonjësit, arrestohen 4 sipërmarrës shqiptarë në Venezia
Autoritetet italiane kanë arrestuar katër sipërmarrës shqiptarë në Itali pasi shfrytëzonin punonjësit e tyre. Mediat italiane bëjnë me dije se u janë sekuestruar 1.3 milionë euro pasuri.
Mediat vendase bëjnë me dije se bëhet fjalë për Elvisa dhe Gezim Hasaj dhe Gezim Sufaj e Valmir Syka, ndërsa për gjashtë shqiptarë të tjerë është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpiak.
Hetimet e policisë italiane kanë zbardhur se ata ishin pronarë të shtatë kompanive me aktivitet në kantierin detar të portit Maghera në Venezia ku kishin të punësuar rreth 200 punonjës.
Këta të fundit, me kombësi të ndryshme, shqiptarë, rumunë, dhe azilkërkues, për të marrë lejen e qëndrimit por dhe italianë nga jugu i Italisë, paguheshin me paga minimale dhe u mohohej pagesa e orëve të punës jashtë orarit, e drejta e pushimeve të paguara, sëmundja, madje dhe puna e kryer përgjatë gjithë orëve në punës, duke u limituar në një pagë minimale të vendosur nga sipërmarrësit shqiptarë.
Hetimet kanë zbardhur një libër i quajtur “Lista e Krishtlindjes“, i ruajtur në një kompjuter në zotërim të të arrestuarve, dhe ku ishin shënuar dhuratat që sipërmarrësit shqiptarë u jepnin drejtuesve të kantierit detar për të marrë sa më shumë tendera prej tyre.
“Ne jemi shqiptarë e për 5 minuta ju vrasim familjarët”, “do merremi me gruan e fëmijët e tu”, “nëse flet për faturat falso do të të presim fytin”, ishin disa nga kërcënimet e vazhdueshme që merrnin të punësuarit që punonin në fabrikat e sipërmarrësve shqiptarë, shkruajnë mediat italiane. Gjatë hetimeve atyre u janë sekuestruar 1.3 milionë euro vlera materiale, 8 banesa e automjete.