Flash News

Rajoni

Shkuan për ta arrestuar, shqiptari plagos policin grek

Shkuan për ta arrestuar, shqiptari plagos policin grek

Një shqiptar ka plagosur me sopat një efektiv të policisë së Athinës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme. Autoritetet greke kanë marrë një denoncim për një person që ndodhej në një shtëpi në rrugën Theoklitou në Neo Kosmos dhe ka qëlluar në ajër. Pas kësaj në vendngjarje shkuan menjëherë forcat policore.

Ata u futën në shtëpinë ku ndodhej shtetasi shqiptar dhe ky i fundit qëndroi i fshehur pas perdes me një sëpatë në dorë. Teksa efektivët po kontrolloonin nëpër shtëpi, ai i ka sulmuar ata duke plagosur lehtë ne dorë njërin prej tyre, por më pas është arrestuar.

Në shtëpi gjithashtu iu gjet një armë zhurmuese dhe një sasi kanabisi. Shqiptari rezulton me precedentë penalë në vitin 2019 në shtetin grek.

Të fundit