Flash News

Rajoni

Shkundet Italia, tërmet në Firence, ja sa ishte magnituda

Shkundet Italia, tërmet në Firence, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.6 dhe 5.1 ballë, është regjistruar mëngjesin e sotëm në komunën Marradi, në zonën e Firences, në Itali. Lëkundjet janë ndjerë në orën 05:10 të mëngjesit të sotëm.

Pas tërmetit të fortë, kryebashkiaku i Marradit (Firence), Tommaso Triberti, vendosi mbylljen e shkollave si masë paraprake.

Dhoma e Mbrojtjes Civile e qytetit Metropolitane të Firences, e cila po monitoron situatën, aktualisht nuk ka marrë raporte të dëmtimit të pronës apo lëndime të njerëzve.

Sipas Institutit Sizmologjik Euro – Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ishte 37 km. në verilindje të Bolonjës. Për momentin nuk dihet nëse ka viktima apo dëme nga tërmeti në Itali.

Të fundit