Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Si ndikon zbatimi i rreptë i Ligjit për të huajt te serbët në Kosovë?

Me parullën “Ne nuk jemi të huaj këtu”, një grup qytetarësh në Zubin Potok, në veri të Kosovës, bllokuan të martën qarkullimin e automjeteve për 15 minuta. Ata protestuan kundër masave të paralajmëruara nga autoritetet e Kosovës, sipas të cilave automjetet me targa të huaja nuk do të mund të përdoren më me autorizim.
Protesta u thirr nga Lëvizja Popullore Serbe e Millija Bishevacit, i cili është edhe kandidat për kryetar të Komunës së Zubin Potokut, ndërsa u mbështet edhe nga Partia Demokracia Serbe e Aleksandar Arsenijeviqit.
Kjo masë, e paralajmëruar nga Policia e Kosovës, hyn në fuqi më 1 nëntor në bazë të Ligjit për trafikun.
Ajo do t’i prekë edhe pjesëtarët e komunitetit serb që kanë vendbanim në Kosovë sipas sistemit serb, por që ngasin makina me targa të qyteteve të Serbisë, duke përdorur autorizim.
Në këtë autorizim gjenden të dhënat e kartës së identitetit të shoferit, të cilën e lëshojnë organet e Serbisë për qytetet në Kosovë, por që Prishtina zyrtare nuk i njeh.
Raste të tilla ka nëpër mjediset me shumicë serbe si në veri, ashtu edhe në jug të lumit Ibër.
Një prej tyre është edhe Millena nga Graçanica, afër Prishtinës, e cila ka një veturë me targa BG (Beograd).
Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk mund të blejë makinë në Serbi me emrin e saj, sepse kurrë nuk e ka ndryshuar vendbanimin, ndërsa nuk dëshiron të marrë targa RKS të Kosovës, sepse nuk ndihet e sigurt për të udhëtuar me to në Serbi.
“Nuk është e këndshme [të udhëtosh në Serbi me targa RKS], ashtu siç nuk është e këndshme këtu [në Kosovë] të udhëtosh me targa serbe. Shpresoj që të gjendet një zgjidhje, sepse ky është një problem i madh për të gjithë ne”, thotë Millena.
Ajo shton se në territorin e Komunës së Graçanicës nuk ka transport publik, dhe për shumë persona do të kufizohej liria e lëvizjes, nëse nuk do të mund t’i përdornin automjetet e tyre me autorizim.
Nga Policia e Kosovës thonë për Radion Evropa e Lirë se përdorimi i targave të huaja me autorizim, është në kundërshtim me Ligjin për trafikun, dhe se, deri më tani, kjo praktikë është toleruar për t’u dhënë kohë qytetarëve që t’i ndërrojnë automjetet.
Në fund të vitit 2022, Kosova ndaloi përdorimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia, të cilat kryesisht qarkullonin në veri të vendit.
Ky vendim shkaktoi tërheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës dhe rriti tensionet në terren.
Përveç masave që kanë të bëjnë me drejtimin e automjeteve me targa të huaja, Policia e Kosovës informon publikun se edhe Ligji për të huajt do të respektohet me rigorozitet kur bëhet fjalë për dokumentet personale, d.m.th. të gjithë ata që nuk kanë dokumente të Kosovës, do të duhet të aplikojnë për leje qëndrimi.
Policia e Kosovës për Rajonin e Veriut thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk dihet ende se kur saktësisht do të fillojë të zbatohet kjo masë, por se, aktualisht, është duke u zhvilluar një fushatë informuese, në kuadër të së cilës është publikuar “Udhëzuesi për Hyrjen, Lëvizjen, Qëndrimin dhe Punësimin e të Huajve në Republikën e Kosovës”.
Ky manual shpjegon procedurën për marrjen e lejes për “qëndrim afatshkurtër, të përkohshëm ose të përhershëm”.
Tash për tash, nuk ka të dhëna të sakta zyrtare se sa serbë jetojnë në Kosovë dhe posedojnë dokumente të Kosovës, sepse pjesëtarët e këtij komuniteti - kryesisht në katër komunat në veri - e kanë bojkotuar regjistrimin e vitit 2024.
Por, bazuar në vlerësimet e shoqërisë civile serbe dhe të autoriteteve lokale në komunat me shumicë serbe, janë rreth 100.000 serbë që jetojnë në Kosovë.
Një raport i vitit 2024 nga organizata joqeveritare Aktiv, me titull “Analiza e trendëve, qëndrimet e komunitetit serb”, ka treguar se mbi 93 për qind e 503 të anketuarve kanë dokumente të Kosovës. Prej tyre, pothuajse 90 për qind e të anketuarve në veri të Kosovës kanë dokumente të Kosovës, ndërsa kjo shifër në jug arrin në mbi 97 për qind.
Autoritetet e Kosovës, nga nëntori i vitit të kaluar deri në prill të këtij viti, u kanë mundësuar serbëve në Kosovë ta merrnin shtetësinë “me vonesë”, duke marrë parasysh se disa prej tyre nuk mund t’i nxirrnin dokumentet e Kosovës, sepse kishin vetëm certifikata të lindjes, të lëshuara nga institucionet serbe, të cilat autoritetet kosovare nuk i pranojnë.
Disa organizata joqeveritare serbe pretendojnë se ende ka mijëra serbë të Kosovës që nuk mund të marrin dokumente të Kosovës, sepse, siç thonë, “regjistrimi civil i serbëve të Kosovës, si dhe i pjesëtarëve të tjerë të komuniteteve joshumicë, është penguar për shumë vite”.
Organizatat joqeveritare: Qendra për Aksione Sociale Afirmative, Iniciativa e Re Sociale, Instituti për Zhvillim Territorial Ekonomik dhe Aktiv e shohin respektimin kaq strikt të Ligjit për të huajt, ku përfshihen edhe qytetarët e Serbisë, si qëllim të autoriteteve kosovare “për të vështirësuar dhe penguar” funksionimin e përditshëm të komunitetit serb në Kosovë.
“Kjo shmang zgjidhjen e shkakut kryesor përse mijëra serbë, edhe pas më shumë se një dekade integrimi, nuk kanë dokumente të Kosovës”, thanë këto organizata në një deklaratë drejtuar komunitetit ndërkombëtar.
Sipas tyre, shumë familje kanë së paku një anëtar - në të shumtën e rasteve fëmijë - i cili nuk ka dokumente të Kosovës.
Por, Veton Elshani nga Policia e Kosovës thotë për Radion Evropa e Lirë se do të ketë mirëkuptim për rastet e tilla dhe se askush nuk ka ndërmend “ta ndajë nënën nga fëmijët” ose diçka të ngjashme.
Disa studentë nga Mitrovica e Veriut paralajmëruan se masat e marra nga autoritetet e Kosovës në lidhje me regjistrimin e vendbanimit për të huajt, mund të ndikojnë në punën e universitetit që vepron brenda sistemit serb.
Profesoresha në Fakultetin e Filozofisë, Senka Kostiq, thotë për Radion Evropa e Lirë se Universiteti i Mitrovicës së Veriut ka një numër të madh studentësh që vijnë nga Serbia dhe nuk kanë dokumente të Kosovës.
E njëjta gjë vlen edhe për profesorët që japin mësim.
Kostiq shton se ajo vetë është nga Çaçaku i Serbisë dhe se nuk është e sigurt nëse do të jetë në gjendje të vazhdojë të hyjë dhe të banojë në Kosovë, duke pasur parasysh se Prishtina zyrtare nuk i njeh institucionet që veprojnë brenda sistemit serb.
“Ne nuk kemi asnjë dokument të shkruar nga rektorati ynë që të sillemi në përputhje me broshurën [Udhëzuesin për të huajt], që shfaqet në media”, thotë Kostiq.
Ajo shpreh dyshimin se njoftimi për respektimin e rreptë të Ligjit për të huajt lidhet me zgjedhjet lokale, ose më saktë me fushatën për zgjedhjet lokale më 12 tetor në Kosovë, dhe se nuk do të zbatohet në praktikë.
Por, nëse autoritetet e Kosovës i zbatojnë masat e shpallura, Kostiq beson se do të gjendet një model që universiteti të funksionojë sipas sistemit serb.
“Nuk jam e sigurt nëse do të jetë një variant i mësimit online, siç e kemi përdorur gjatë pandemisë së koronavirusit. Kjo do të varet nga rektorati dhe vetë fakultetet. Mund të jetë një zgjidhje e përkohshme derisa të zgjidhet statusi i komunitetit serb”, thotë Kostiq.
“Pres që fakulteti të gjejë një mënyrë për t’u përshtatur, por edhe që Beogradi të ketë një reagim të duhur për atë që po ndodh”, shton ajo.
Lëvizja Popullore Serbe u dërgoi një letër të hapur ambasadave dhe misioneve ndërkombëtare në Kosovë, duke shprehur shqetësimin e saj për njoftimin se Ligji për të huajt “do të respektohet në mënyrë strikte”.
Kjo parti politike, e udhëhequr nga Millija Bishevac dhe Branimir Stojanoviq, tha se kjo nuk është vetëm një çështje teknike, por se kërcënon seriozisht të drejtat e komunitetit serb në Kosovë, duke përfshirë lirinë e lëvizjes dhe të drejtën për shtëpi dhe jetë familjare.
Lëvizja Popullore Serbe tha se një numër i madh i serbëve në Kosovë nuk janë në gjendje të marrin dokumente të Kosovës dhe se masat e reja do ta rëndojnë edhe më tej jetën e tyre të përditshme.
Ajo i kërkoi Qeverisë së Kosovës që ta shtyjë urgjentisht “zbatimin e masave të kontestuara, derisa të gjendet një zgjidhje e drejtë dhe e qëndrueshme që merr parasysh interesat e të gjithë qytetarëve”.
Kjo parti, gjithashtu, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të nisë një dialog me serbët vendas për të gjetur një zgjidhje, për të siguruar të drejtën e plotë të lirisë së lëvizjes, qasjen në dokumente, të drejtën për shtëpi dhe jetë familjare, dhe për të mundësuar njohjen e dokumenteve të vlefshme serbe, si dhe qasjen më të lehtë në dokumentet e Kosovës për të gjithë pjesëtarët e komunitetit serb.
Demokracia Serbe e Aleksandar Arsenijeviqit reagoi po ashtu, duke kërkuar që Qeveria e Kosovës ta shtyjë zbatimin e vendimeve për respektimin e rreptë të Ligjit për të huajt dhe të gjendet një zgjidhje brenda kornizës së dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Më 18 shtator, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë i përshkroi masat e reja nga autoritetet e Kosovës si “kërcënime të reja nga Prishtina”, që, siç tha, kanë për qëllim “një valë të re persekutimi dhe dëbimi të serbëve”.
“Për shkak të shpalljes së këtyre lëvizjeve të reja përshkallëzuese, Beogradi do t’i kërkojë bashkësisë ndërkombëtare që ta ndalojë këtë tërbim të [kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin] Kurti, i cili bart pasoja të paparashikueshme”, tha kjo zyrë.
Në deklaratën e saj u tha, po ashtu, se nëse BE-ja dhe vendet e QUINT-it nuk reagojnë, Beogradi “do të detyrohet të shqyrtojë një përgjigje të përshtatshme politike dhe ligjore ndaj një kërcënimi kaq drastik të të drejtave themelore të popullit serb”.
Të fundit
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58