Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Athinë
E paditi në SPAK, Balla i përgjigjet Bardhit: Behu gati PD-ja e Elbasanit se do ju kallëzojë Gazi për tradhti
KQZ miraton elemente teknikë se si do të jetë fleta e votimit në 25 prill
U largua nga lista finale e koalicionit me Bashën, sqaron Mustafa Lici
Sot zhvillohet raundi i 61-të i bisedimeve, rinis dialogu Turqi-Greqi pas 5 vitesh

Sot nisin bisedimet pas një ndërprerje pesë vjeçare mes Turqisë dhe Greqisë. Takimi do të nisë në orën 11.00. Rë dyja palët gjendjen në Stamboll që prej ditës së djeshme.
Kreu i ekipit diplomatik grek do të jetë ambasadori Pavlos Apostolidis, i cili ka udhëhequr pjesën më të madhe të raundeve të bisedimeve dhe diplomati Alexandros Kougiou. Ndërkohë pala turke përfaqësohet nga Zëvendës Ministri i Jashtëm Sedat Onal dhe kreu i Drejtorisë së Transportit, Aviacionit dhe Kufirit të Ministrisë së Jashtme Turke, Tsagatay Ertsiges.
Fokusi i bisedimeve do të jenë mosmarrëveshjet dypalëshe, duke përfshirë kufijtë detarë dhe të drejtat e kërkimit në Mesdhe. Konkurrenca për të drejtat e eksplorimit në rajon, për rezervat e naftës dhe gazit është mosmarrëveshja e fundit mes dy vendeve.
Ankaraja verën e kaluar dërgoi anije kërkimore në mesdhe, veprim i cili solli acarimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Lidhur me këtë çështje Bashkimi Europian i ka kërkuar Turqisë të ndalë provokimet duke paralajmëruar edhe sanksione.
Më 11 Janar, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu ftoi Greqinë të rinisë bisedimet, duke demonstruar se si Turqia favorizon dialogun, bashkëpunimin dhe zgjidhjen. Anëtarët e Këshillit të BE do të diskutojnë marrëdhëniet me Turqinë përsëri në Mars.
Bisedimet eksploruese midis Turqisë dhe Greqisë, të destinuara për të gjetur zgjidhje të drejta për çështjet në Egje, filluan në 2002. Pas raundit të 60-të të bisedimeve në Mars të vitit 2016, Athina pezulloi takimet.
Të dyja palët thonë se ekziston vullneti politik për të përmirësuar marrëdhëniet.
Ditari politik









Të fundit



Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
27 Shkurt 2021, 09:17
Deklaratat e Kurtit për bashkim me Shqipërinë, reagon Rusia: Jemi të shqetësuar
27 Shkurt 2021, 09:06


Politika e jashtme gjermane: Ç'pamje do të ketë ajo me Laschet dhe Söder?
27 Shkurt 2021, 08:20
Topalli: Berisha është opozitar i fortë, por s’flas për ata që e kanë dorëzuar karrigen
26 Shkurt 2021, 22:55

Lezha dhe Durrësi mbulohen nga mjegulla, ç'thotë shërbimi meteorologjik
26 Shkurt 2021, 22:06
Bejtja: Nëse Basha bën koalicion me Ramën, do ishte tradhtari më i madh
26 Shkurt 2021, 21:55
Merkel refuzon të vaksinohet me "Astrazeneca"
26 Shkurt 2021, 21:48
Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Athinë
26 Shkurt 2021, 21:26

Nicole Kidman pëlqen të veshë këto dy tendenca në 'Golden Globes'
26 Shkurt 2021, 21:03
"The Crown", trillim apo i vërtetë? Si përgjigjet Harry
26 Shkurt 2021, 20:44

Aksident me vdekje te "Rruga e Kombit", trajleri përplas dy makina
26 Shkurt 2021, 20:43
COVID-19 ja u merr jetën brenda 24 orëve dy vëllezërve nga Mati
26 Shkurt 2021, 20:23
Pas divorcit, Kelly Clarkson shkroi 60 këngë
26 Shkurt 2021, 19:55
Kryemadhi: Marrim 100 mandate më 25 Prill, kam frikë se PS s'do të dalë as e treta
26 Shkurt 2021, 19:49
KQZ miraton elemente teknikë se si do të jetë fleta e votimit në 25 prill
26 Shkurt 2021, 19:31
Spektakël pa fitues në Durrës, Teuta e Kukësi ndajnë nga një pikë
26 Shkurt 2021, 19:31