Flash News

Rajoni

Takimi Kurti-Vuçiç, flet Borrel: Kosova nuk ishte gati të nisë procesin e themelimit të Asociacionit

Takimi Kurti-Vuçiç, flet Borrel: Kosova nuk ishte gati të

Josep Borell, përfaqësuesi i Lartë i BE-së ka dalë në konferencë për mediat pas takimit mes Albin Kurtit dhe Alelsandar Vuçiç në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Brukseli ka propozuar si zgjidhje implementimin paralel të obligimeve që dalin nga Dialogu dhe Marrëveshja e Ohrit, duke theksuar Asociacionin si prioritet.

Megjithatë sipas Borrell kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, s’ka pranuar që të fillojë procesin e themelimit të Asociacionit duke insistuar në formalizmin e njohjes de-facto si një hap i parë.

 “Fatkeqësisht pas një takimi të gjatë, Kurti nuk ishte i gatshëm të vazhdojë për fillimin e procesit të krijimit të Asociacionit. Ai insistonte në formalizimin e njohjes de-facto, si hap i parë. Duhet të them që Vucic e pranoi propozimin evropian për implementimin e marrëveshjes. Ai erdhi me propozimin e vetë, por e pranoi propozimin tonë. Provuam fortë, por fatkeqësisht nuk ishte e mundur të kapërcenim dallimet. Nuk kishte progres në de-eskalimin e tensioneve në veri. Si rikujtesë, 27 shtete anëtare kanë kërkuar për hapa konkret për zgjidhjen e krizës. Disa hapa janë marrë nga Kosova, por ata dështuan të plotësojnë kushtet për de-eskalim të plotë”, ka thënë Borell.

 

 

Të fundit