Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
Të moshuarin e vranë për makinën, zbardhen detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Shkup
Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga rrëmbimet që përfunduan me vrasjen e dy personave në Maqedoninë e Veriut, mes të cilëve dhe një vajzë e mitur, e moshës 14-vjeçare.
Të dyja rrëmbimet dyshohet se u kryen nga i njëjti grup në përbërje të të cilit ishin tre të arrestuarit Vlatko Kekishov, Velibor Manev dhe Bore Videvski.I dyshuar në vrasjen e 14-vjeçares është dhe babai i saj, i cili ndihmoi rrëmbyesit me qëllim përfitimin e shumave monetare nga e ëma e vajzës.Koka e grupit është shpallur në kërkim dhe dyshohet se ndodhet në Serbi. Ai është Lupço Palevski, një personazh i njohur në Maqedoninë e Veriut, pasi është drejtuesi i një lëvizjeje pro-ruse.
Sipas prokurorit të rastit Gavril Bubevski, arsyeja e vrasjes së 74 vjeçarit Pançe Zhezhovskit është për përfitime materiale.
Sipas tij grabitësve u duhej një makinë për të rrëmbyer 14-vjeçaren dhe për këtë arsyer rrëmbyen dhe vranë të moshuarin.
“Pançe ka mbetur viktimë pasi kryerësit e vrasjes nuk kanë pasur veturë që të grabisin Vanjën, personin e dytë në këtë tragjedi”- ka thënë prokurori Bubevski.
Vetura e viktimës Zhezhovski, një Citroen i bardhë, është përdorur më vonë për të grabitur viktimën e dytë.
Informacionet nga prokuroria në RMV informojnë se dyshohet se autori kryesor Ljupço Palevski dhe Panço Zhezhovski kanë pasur një konflikt për një borxh.
Dyshohet se viktima i ka pasur autorit dhe 500 euro borxh.