Flash News

Rajoni

Tensionet me Kosovën, Vuçiç: Nuk i justifikohem askujt, çfarë diskutuam me kryeministrin e Malit të Zi

Tensionet me Kosovën, Vuçiç: Nuk i justifikohem askujt,

Në konferencën e përbashkët mes Serbisë, RMV-së dhe Shqipërisë në kuadër të nismës ‘Open Balkan’ presidenti serb Aleksandër Vuçiç foli edhe për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur se çfarë hapash do të ndiqte Vuçiç për të afruar Kosovën drejt Ballkanit të Hapur, presidenti serb deklaroi se ftesa ndaj vendeve që ende nuk janë pjesë e nismës është bërë tashmë. por është e drejta e tyre të zgjedhin.

"Ne i kemi hapur dyert Prishtinës, Sarajevës dhe Podgoricës, po për aq kohë sa jam president i Serbisë nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje në çdo takime, sepse e kam të vështirë jo se kam ndonjë çështje që duhet t’i përgjigjem. Të tre ne së bashku kemi hyrë ne thelb të problemeve dhe po përpiqemi t’i zgjidhim. Kemi shumë punë që të merremi të justifikojmë për diçka çdo kohë. Nuk më shkon në mendje t’i justifikohem askujt as BE-së, askujt në rajon. Le të mendojmë pak. Në RMV vendi më i afërt. Ideja është q Serbia është më i afërt me RMV, kur bëhet fjala për Shqipërinë kanë mendime të tjera. Pse duhet të mendojmë kështu për marrëdhëniet mes vendeve? Ne po e bëjmë këtë për hir të qytetarëve tanë. Pse duhet të japim shpjegime për diçka të mirë që po bëjmë? Kur iu shpjegojmë gjithçka, na thuhet ja ne nuk duam të  bëhemi pjesë për shkak të Ramës dhe Vuçiç," tha Vuçiç.

Takimi në Beograd mesa duket ka sjellë edhe një sinjal nga Mali i Zi. Vuçiç u shpreh se gjatë takimit me kryeministrin malazez, ky i fundit ishte shprehur se do të shihte formën e marrëveshjes që mund të nënshkruhet mes tyre.

"Ne diskutuam me kryeministrin e Malit të Zi patëm një takim në darkë. Përmendëm se cilat ishin përfitimet dhe ai tha që ishte e rëndësishme për të të jetë pjesë e luftës kundër katastrofave natyrore dhe do të shihte se çfarë marrëveshje do të bëhej. Por nuk e nxitëm. Thjesht i shpjeguam se sa shumë punë mund të bëjnë të gjitha vendet," u shpreh presidenti seb.

 

Të fundit