Flash News

Rajoni

Tragjedia me 46 viktima në Bullgari/ Mes tyre edhe vajza e përfaqësuesit të Aleancës për Shqiptarët

Tragjedia me 46 viktima në Bullgari/ Mes tyre edhe vajza e

Të paktën 46 persona humbën jetën, mes tyre 45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, nga djegia dhe shkrumbimi i autobusit në Bullgari.

Mes viktimave, është edhe vajza e politikanit, përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët Muhedin Brava. Lajmin e ndarjes nga jeta të vajzës së tij 27-vjeçare Sumeja Brava, e ka konfirmuar vetë politikani.

Tragjedia ndodhi sot, kur një autobus me pasagjerë mes tyre 45 shqiptarë, u përfshi nga flakët duke u djegur tërësisht. Vetëm 7 arritën të mbijetojnë duke u hedhur nga dritaret e prapme të autobusit. Mes viktimave janë edhe 12 fëmijë.

Të fundit