Flash News

Rajoni

Trazira në Maqedoninë e Veriut, opozita kërkon dorëheqjen e Zoran Zaev

Trazira në Maqedoninë e Veriut, opozita kërkon dorëheqjen e
Në foto/ Protestat në Maqedonine e Veriut

Opozita e Maqedonisë së Veriut ka reaguar ashpër pas deklaratës së Zoran Zaev se “bullgarët nuk kanë qenë fashistë” dhe se “nuk mohojnë të drejtën e vet përcaktimit të maqedonasve”.

Partia kryesore opozitare, VMRO DPMNE, ka organizuar protesta duke kërkuar dorëheqjen e kryeministri Zaev.

Në fjalën e tij gjatë një tubimi ditën e djeshme, lideri i VMRO DPMNE-së Hristian Mickovski ka thënë para turmës se Zaev duhet të kërkojë falje publike për ofendimet ndaj qytetarëve, paraardhësve dhe heronjve maqedonas.

Sipas Mickovski, opozita nuk është kundër vendosjes së marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me vendet fqinjë por jo në kurriz të të kaluarës.

"Tani është koha të ngremë kokën dhe t'i lëmë maqedonasit të luftojnë për drejtësinë e tyre. Ajo që Zoran Zaev po i bën Maqedonisë së Veriut është e turpshme. Mashtrimi i tij është i turpshëm. Zaev nuk është Maqedoni. Ju tani duhet të jeni më të zëshëm dhe ta kundërshtoni. Zaevi të dorëhiqet, liri për popullin”, tha opozitari Hristian Mickovski.

Përplasjet ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë se Veriut kanë nisur pasi Bullgaria bllokoi nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, për shkak të mosmarrëveshjes historike e gjuhësore me fqinjin e saj.

Të fundit