Flash News

Rajoni

Vdekja e 22-vjeçarit, UEFA shtyn ndeshjen AEK-Dinamo Zagreb

Vdekja e 22-vjeçarit, UEFA shtyn ndeshjen AEK-Dinamo Zagreb

Ndeshja mes AEK dhe Dinamo Zagreb e cila do të luhej sot në Athinë, është anuluar. Shkak janë bërë përleshjet dhe trazirat e një dite më parë, ku humbi jetën një 22-vjeçar.

Sot është zhvilluar takimi i sigurisë, ku pala e skuadrës greke ka nënvizuar se e konsiderojnë Dinamon e Zagrebit dhe policinë greke përgjegjëse për atë që ndodhi mbrëmjen e kaluar. Pas diskutimi, përfaqësuesit e skuadrës greke kanë lënë takimin.

Huliganët kroatë u përplasën me tifozët grekë jashtë stadiumit ku do të luhej ndeshja. Kroatët masakruan me thikë 22-vjeçarin grek i cili ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve.

Të fundit