Flash News

Rajoni

Veriu i Kosovës prej 8 ditësh në bllokadë, Vuçiç: Nuk lejoj poshtërimin e Serbisë!

Veriu i Kosovës prej 8 ditësh në bllokadë,

Presidenti serb Aleksandër Vuçic ka pritur dje ambasadorët e vendeve të QUINT-it të cilët i kanë kërkuar “shtensionim të krizës” në veri të Kosovës.

Vuçiç është shprehur pro ruajtjes së paqes, por deklaroi se kurrsesi nuk lejon të poshtërohet Serbia.

“Ne jemi të përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, por në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë poshtërimin e Serbisë apo të qytetarëve të saj”, citohet të ketë thënë Vuçiq gjatë takimit me ambasadorët e SHBA-së, Britanisë, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e Delegacionit të BE-së në Beograd.

Prej thuajse 8 ditësh veriu i Kosovës vijon të mbetet nën bllokadë dhe tension pas vendosjes së reciprocitetit të targave nga qeveria e Kosovës për palën serbe.

Kjo shkaktoi acarim te serbët të cilët vendosën në shenjë proteste dhe kundërshtimi të bllokojnë kalimin e automjeteve në pikën kufitare të Jarinjes dhe Bërnjakut. Tensioni kulmoi të shtunën me djegien e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Patok.

Të fundit