Flash News

Rajoni

Video/ Publikohen pamjet nga momenti i rrëmbimit të 14-vjeçares, Vanja në Shkup

Video/ Publikohen pamjet nga momenti i rrëmbimit të

Mediat e huaja kanë publikuar pamjet ku shihen automjeti me të cilin është transportuar 14-vjeçarja Vanja Gjorçevska pas rrëmbimit të saj.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë, shihet momenti kur dhe si ka ardhur vajza në fshatin Brazdë, si dhe kohën e saktë se kur i është djegur automjeti.

Rreth orës 7:55, një makinë kalon në këtë rrugë të frekuentuar ndërsa automjetit i është djegur rreth orës 09:37.

Makina është filmuar duke nxituar drejt fshatit Brazdë, në momentin kur ka qenë në Vizbegovë, e cila është rreth 15 minuta larg vendit ku është gjetur trupi i Vanjës. Nuk dihet nëse në automjet ndodheshin Vanja e rrëmbyer, Ljupçe apo ndonjë nga të dyshuarit tjerë.

Pamjet janë kapur nga një kamer, e cila është vendosur në një pronë private, tregon Renault Kango duke kaluar i pari dhe më pas "Citroen" i vjedhur.

 

Të fundit