Flash News

Rajoni

Vrasja e 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Turqi autori i dyshuar

 Vrasja e 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në

I dyshuari kryesor për vrasjen Vanja Gjorçevska është arrestuar në Turqi.  I dyshuari është identifikuar si Lupço Palevski, 59 vjeç,

Palevski, për të cilin kishte një fletarrest ndërkombëtar, u kap në qytetin turk Balikesir ndërsa autoritetet maqedonase kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij. Ljupo Paçevski pas ngjarjes ka udhëtuar në Serbi, më pas përmes Bullgarisë në Turqi.

Ministria e Brendshme maqedonase ka ngritur kallëzim penal kundër 5 personave të dyshuar për përfshirje në dy vrasjet. Mes të ndaluarve është edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski.

Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. Për të thuhet se i ka dhënë hollësi të dyshuarit kryesor lidhur me lëvizjen, përkatësisht për ditën dhe orën kur vajza e tij shkonte në shkollë e pashoqëruar.

Vanja Gjorçevska ishte shpallur e zhdukur më 27 nëntor. Sipas hetimeve nga autoritetet vendase e mitura u rrëmbye dhe u vra me qëllim për t’i marrë para nënës së saj, e cila ishte divorcuar nga bashkëshorti.

Autori i dyshuar i vrajes, Ljupço Palevski njihej si biznesmen në fushën e ndërtimit, por dhe politikan i një partie të vogël.

Të fundit