All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Rajoni

Vuçiç ftesë Kosovës: Të mirëseardhur t’i bashkoheni “Ballkanit të Hapur”, takimi i ardhshëm në Beograd

All - Paragraf - 1

Vuçiç ftesë Kosovës: Të mirëseardhur t’i

Samiti i “Ballkanit të Hapur” ka nisur punimet në ditën e dytë në Ohër. Në hapje të punimeve presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka bërë ftesë Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës, dhe mbi të gjitha Kosovës, që t’i bashkohen nismës së “Ballkanit të Hapur”.

All - Paragraf - 3

Vuçiç tha se të tre vendet janë të mirëseardhura në kuadër të projekteve të përbashkëta. Presidenti serb propozoi që takimi i ardhshëm i “Ballkanit të Hapur” të mbahet në Beograd.

"Kjo është nismë e jona, njerëzve nga Ballkani atyre që e kanë kuptuar se duhet të lidhen dhe mund të zgjidhin vetë problemet e tyre. Çdo gjë për qytetarët tanë, s ka më të rëndësishme se ekonomia, probleme të ndërsjella nuk kemi.

Ne nuk kemi asnjë kërkesë ndaj askush veçse të jemi miq. Falenderime Varhelyi që është me ne. Kjo inciative është diçka që nuk mund të ndalet, është një ide shumë e mirë. Të gjithë janë të mirëseardhur. Dëshiroj që të përparojmë marrëdhëniet tona, të formojmë grupe pune për të lehtësuar sa më shumë, propozoj që takimi i ardhshëm të jetë në fund të verës në Beograd, që të formojmë grupet e punës për të diskutuar si të tejkalojmë vështirësitë në ushqime, si ti mbijetojmë dimrit.

Janë të mirëseardhur në këto marrëveshje, edhe përfaqësuesit e Prishtinës, Malit të Zi e Bosnjes. Të përshpejtojmë projektet tona të përbashkëta.

Unë jam krenar që kjo iniciativë, që askush nuk e ndoqi, sot nuk mund të hyje, dhe këtu s na ndalon askush. A do të na hapen negociatat varet nga të tjerë, ajo që çdo herë varet nga ne është si do jetojmë me fqinjët tanë. Ne presim helikopterët për shuarjen e zjarreve, presim verë të nxehtë dhe do ndihmojmë fqinjët, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Dhe presim prej tyre ndihma të tjera. Kam dëshira që të bëjmë gjëra të mëdha. Nuk e kam sindromën e faljes. Urdhëroni nëse dëshironi, jeni të mirëseardhur, i gëzohem takimit me ju", tha Vuçiç.

Të fundit