Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
"Vuçiç, ish-ministri i Millosheviçit i veshur me petkun e reformuesit"

Këtë fundjavë votuesit në Serbi, për herë të tretë brenda katër viteve do t’u drejtohen kutive te votimit. Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare u nxit nga protestat e qytetareve të zemëruar me reagimin e qeverisë ndaj dy sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura, njëri prej tyre në një nga shkollat e kryeqytetit ku mbeten te vdekur 19 nxënës. Presidenti Vuçiç, ish ministër i Sllobodan Millosheviçit, i veshur me petkun e reformuesit, synon të konsolidojë edhe më tej kontrollin e tij mbi shtetin serb.
“Për fitoren triumfuese të 17 dhjetorit! Për një fitore më bindëse se ndonjëherë më parë! Na duhen të fitojmë mbi 50 për qind të votave, më shumë se të gjithë ata së bashku. T’i mposhtim që Serbia të ketë të ardhme! Këto janë katër vitet më të rëndësishme për të ardhmen tonë!,” deklaroi zoti Vuçiç gjatë fushatës zgjedhore.
Sipas treguesve demokratikë, Serbia ka kohë që, përkundër orientimit të deklaruar pro-evropian, vazhdon të rrëshqasë gjithnjë e më shumë drejt autokracisë me pozicionim kundër Perëndimit.
Përballë tij, si konkurrenca më serioze politike është një opozitë e larmishme, e bashkuar për zgjedhjet nën parullën “Serbia kundër Dhunës”, e lindur nga protestat
“(Pres) që të gjitha partitë opozitare, apo të gjitha partitë që mbështeten nga ata që besojnë fuqimisht se kjo qeveri duhet të zëvendësohet – të formojnë qeverinë e re, e cila do të angazhohet për de-kriminalizimin e shtetit, korrupsionin, krimin, të çlirojë mediat dhe ta bëjë gati vendin për zgjedhje të reja… për të përcaktuar rrugën e këtij shteti,” sipas udhëheqësit të opozitës Dragan Gjilas.
Zgjedhjet e fundjavës po zhvillohen në një atmosferë të tensionuar, pas një fushate që vëzhguesit evropianë e kanë vlerësuar si të të pashembullt për nga niveli i negativitetit dhe frikës, përfshi edhe shantazhin e kandidatëve opozitarë.
Një delegacion vëzhgues i Asamblesë Parlamentare, që qëndroi në Serbi për të vlerësuar mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore tha se u alarmua “nga retorika nxitëse, gjuha e urrejtjes dhe trysnia që po përdoret kundër figurave të opozitës, gazetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile.”
“Ata që janë kundër qeverisë do të zgjedhin ndryshimin politik që është shumë i nevojshëm pas dhjetë vitesh të pushtetit absolut të Presidentit Vuçiç dhe partisë së tij. Ata që do të votojnë për qeverinë, votojnë për status quon për arsye të ndryshme – disa sepse nuk mendojnë që alternativat (politike) janë më të mira. Disa sepse janë të shantazhuar,” sipas zotit Srdjan Cvijiç pranë Qendrës së Beogradit për Politika të Sigurisë.
Por, sipas zotit Cvijic ndryshimin në këto zgjedhje mund ta bëjë “shumica e heshtur” e cila përkundër pakënaqësive me inflacionin dhe korrupsionin shpesh nuk ka dalë në zgjedhje, por tani është zgjuar nga ndjenja e pasigurisë dhe një klimë e përgjithshme e dhunshme në Serbi.
Megjithatë, një anketë të realizuar së fundi nga grupi hulumtues “Mendimi i ri politik serb” e publikuar në mes të muajit nëntor, tregon për një përkrahje prej 39.2% për grupimin politik të udhëhequr nga Presidenti Vuçiç, nën sloganin “Serbia nuk guxon të ndalet!”. Pas tij radhitet opozita “Serbia kundër dhunës” me 25.8 për qind. Pjesa tjetër e përkrahjes shkon tek partitë e djathta pro-ruse apo atyre ta afërta me Presidentin Vuçiç, si socialistët.
Sipas zotit David Kanin, profesor i studimeve evropiane në Universitetin John Hopkins dhe ish analist i lartë i Agjencisë amerikane të Zbulimit, çështja kryesore në këto zgjedhje është nëse opozita do të arrijë ta sfidojë pushtetin e zotit Vuçiç.
“Është shumë e qartë se Presidenti Vuçiç po i trajton këto zgjedhje shumë më seriozisht se zgjedhjet e kaluara. Por, çështja ështe se a do të mundet opozita pro-perëndimore… të fitojë mjaft (përkrahje), në veçanti në Beograd, po edhe në pjesët tjera të vendit për të paraqitur një sfidë serioz për zotin Vuçiç,” thotë zoti Kanin.
Nën Presidentin Vuçiç gjatë dekadës së fundit, Serbia është shndërruar në një vend ku partia në pushtet kontrollon çdo aspekt të shtetit, ku retorika e ndërhyrjet ndaj fqinjëve kanë rikthyer pasigurinë e ku historia për luftërat në Ballkan i është nënshtruar revizionizmit dhe glorifikimit.
Por në aspektin ekonomik dhe gjeopolitik, Serbia ka përfituar nga aleancat e saj, si me Shtetet e Bashkuara e Bashkimin Evropian ashtu edhe me Rusinë e Kinën, si rrallë ndonjë vend tjetër. I një orientimi të ngjashëm mbetet edhe publiku në Serbi; vetëm 38.8 për qind mbështesin anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe mbi 63 për qind mbështesin përafrimin e Serbisë me Rusinë, Kinën dhe shtete tjera anëtare të BRICS-it. Si vendi i vetëm në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe ka vazhduar të thellojë bashkëpunimin me Kinën, një pozitë e tillë nuk i ka dëmtuar raportet e Presidentit Vuçiç me Perëndimin, që synon të ruajë stabilitetin në Ballkanin e tensionuar ndërkohë që shpreson të tërheqë Serbinë në orbitën e tij.
“Nëse opozita pro-perëndimore del mirë në zgjedhje, atëherë do të ketë më shumë zë në diskutimet rreth politikës së jashtme dhe ato të sigurisë. Presidenti Vuçiç do të vazhdojë me politikën e tij duke baraspeshuar të gjitha palët, gjë që e ndjekur me sukses. Pavarësisht se çfarë mendojmë për politikat e tij, ai ka qenë i suksesshëm në raport me marrëdhëniet me Perëndimin, Rusinë, Kinën dhe Turqinë,” thotë ish analisti i CIA Kanin.
Për zotin Cvijic zgjedhjet e së dielës nuk kanë fare të bëjnë me përcaktimin ideologjik të saj.
“Bashkimi Evropian nuk është aspak në agjendë në këto zgjedhje, sikur nuk ishte as në zgjedhjet e kaluara. Kjo për shkak se një pjesë e madhe e opozitës së orientuar pro-Evropës është zhgënjyer me BE-në, pasi e sheh atë si përkrahëse të regjimit të Presidentit Vuçiç. A qëndron ky pretendim apo jo, është çështje tjetër. Pothuajse përditë në mediat e afërta me qeverinë ka doza propagande anti-perëndimore dhe kjo ka kontribuuar në ndjenjat kundër BE-së në vend… Por BE-ja ende është sinonim stabiliteti dhe përparimi ekonomik për një pjesë të madhe të njerëzve dhe nuk pres largim nga BE-ja të ndonjë prej grupeve politike, sepse kjo do të ishte vetëvrasje politike,” thotë ai.
Me gjithë dallimet, gara politike, ka një emërues të përbashkët – refuzimin e klasës politike në Serbi të pranojë pavarësinë e Kosovës.
Gjatë fushatës, Presidenti Vuçiç aludoi në një moment më të volitshëm gjeopolitik që do t’i mundësojë Serbisë të rimarrë Kosovën. Sipas tij, zgjedhjet e vitit të ardhshëm në Shtëpinë e Bardhë mund të nisin ndryshime gjeopolitik, që sipas tij do të kthehnin Serbinë në Kosovë.
“Nuk kam dyshim që do të jemi në pozitë jo të lehtë dhe të parehatshme, patjetër. Por a mendoj se mund të durojmë dhe ta ruajmë Serbinë – dhe kur them ta ruajmë Serbinë, mendoj edhe për Kosovën e Metohinë në Serbi, mendoj se mundemi pavarësisht se sa vështirë do të jetë,” deklaroi zoti Vuçiç gjatë emisionit “Cirilica” në televizionin serb TV Happy.
Figurat opozitare ishin po aq të drejtpërdrejta në refuzimin e tyre për të ndryshuar qasjen ndaj Kosovës.
Miroslav Aleksiq, bartësi i listës “Serbia kundër dhunës” tha se për koalicionin opozitar marrëveshja franko-gjermane për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që parasheh njohjen de-facto të pavarësisë së Kosovës, është e papranueshme.
E ndonjëherë qëndrimet për Kosovën ishin krejtësisht të qarta. Në këtë video elektorale të Partisë Popullore të ish ministrit të jashtëm, Vuk Jeremiq, po rikthen ikonën kishtare që simbolizon Kosovën e rrëmbyer nga udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës.
Megjithatë analistët vlerësojnë se në raport me Kosovën, përkundër retorikës së ashpër, të gjitha partitë do të vepronin njësoj sikur zoti Vuçiç, të cilin partitë politike në Serbi e akuzojnë për tradhti, në raport me planin franko-gjerman.
“Mendoj se asnjëri prej tyre nuk është i sinqertë për këtë çështje… E kuptojnë që Serbia është e rrethuar jo vetëm nga BE-ja por edhe shtetet anëtare të NATO-s dhe të shkosh në një drejtim tjetër do të ishte çmenduri,” deklaroi zoti Cvijiç.
Analistët janë të një mendimi se nuk pritet ndonjë ndryshim i madh i qasjes ndaj Kosovës edhe sikur partitë pro-perëndimore të dilnin mirë në zgjedhje./ VOA
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14