Flash News

Rajoni

Vuçiç ndryshon mendje: Do shkoj në Tiranë

Vuçiç ndryshon mendje: Do shkoj në Tiranë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka ndryshuar mendje dhe do të jetë i pranishëm nesër në samitin që do të mbahet në Tiranë midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Në një prononcim për gazetarët, i pyetur nëse do të shkonte në Tiranë, Vuçiç tha: “Nuk është çështje kotësie, thjesht duhet të kuptosh që për dhjetë vjet e gjysmë jam përpjekur çdo ditë të mos shpreh asgjë ose sa më pak personale, të kujdesem gjithmonë për gjithçka dhe më pas ndonjëherë emocionet e mia më pushtojnë, kur nuk di si të reagosh dhe çfarë të bësh”.

Më herët, ai rezfuzoi të vinte në Tiranë. Edhe presidentja serbe tha se Vuçiç duhet të ishte i pranishëm në samit.

 

Të fundit