Flash News

Rajoni

Zgjedhjet në Serbi, kreu i delegacionit të KiE: Vota me fotokopje, e vërteta është shokuese

Zgjedhjet në Serbi, kreu i delegacionit të KiE: Vota me fotokopje, e

Stefan Schennach, kreu i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që vëzhgoi zgjedhjet në Serbi, tha se e vërteta për procesin elektoral në Serbi është shokuese.

Stenach tha se ka pasur manipulime votash në mënyrë masive.

Ai shtoi se gjatë numërimit të votave ka parë se në kuti kishte fletë votimi që ishin bërë në fotokopje në dyqan dhe që kishin një vulë të komision të votimit.

“Ajo që pamë ishte një fushatë e tërë e dominuar nga presidenti. Kjo nuk është punë e presidentit. Presidenti është një person neutral që duhet të garantojë për vendin dhe për të gjithë njerëzit. Por presidenti aktual i menaxhoi zgjedhjet dhe ishte kandidat në të gjitha nivelet, pavarësisht nëse ishte fshat apo e gjithë republika”, tha Stefan Schennach.

Të fundit