Flash News

Rajoni

Zjarri përfshin gjatë natës një spital në Itali, humbin jetën tre pacientë

Zjarri përfshin gjatë natës një spital në Itali, humbin

Tre të moshuar humbën jetën si shkak i një zjarri që përfshiu një spital gjatë natës në qytetin Tivoli, afër Romës, raportuan mediat italiane të shtunën.

Një trup i katërt u gjet në morgun e spitalit San Giovanni Evangelista, por ajo viktimë besohej se kishte vdekur përpara se zjarri të shpërthente pak para orës 23:00  të premten mbrëma, tha agjencia italiane e lajmeve Ansa.

Grupi i zjarrfikësve përdori shkallë rrotulluese për të ndihmuar në evakuimin e rreth 200 personave nga spitali, duke përfshirë një grua shtatzënë dhe një numër fëmijësh.

Të evakuuarit u dërguan në spitale në pjesë të tjera të Romës për trajtim. Të vdekurit - dy burra dhe dy gra - ishin të moshës midis 76 dhe 86 vjeç, thanë mediat.

Zjarrfikësja tha se zjarri është shuar dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve.

Të fundit