Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Zoran Zaev bën ‘fushatë’ për Edi Ramën: Votoni mikun tim në 25 prill
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u ka bërë thirrje shtetasve maqedonas që jetojnë në Shqipëri që të votojnë Edi Ramën, në zgjedhjet e 25 prillit.
Përmes një videoje në rrjetet sociale, Zaev bën thirrje për të mbështetur Ramën, pasi sipas tij në listat e PS kandidon edhe Vasil Sterjovskin, një maqedonas që kandidon në Korçë.
“Të dashur maqedonas, qytetar të Republikës së Shqipërisë. Republika e Shqipërisë do të mbajë zgjedhjet parlamentare më 25 Prill dhe një nga kandidatët në listën e PS, mikut tim të dashur Edi Rama, është edhe Vasil Sterjovksi, një maqedonas. Vasili ka qenë deputet në parlamentin e Shqipërisë në dy vitet e fundit dhe është një përfaqësues i vërtetë i interesave të maqedonasve që jetojnë në Republikën e Shqipërisë.
I përgjegjshëm dhe i përkushtuar ndaj rolit të tij si deputet. Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë janë vende mike që bashkërisht po ecin drejt integrimit europian. Maqedonasit në Shqipëri dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë ura e bashkëpunimit, fqinjësisë dhe uniteti.
Dita kur Vasil Sterjovski u bë deputeti i parë maqedonas në parlamentin shqiptar ishte historike. 25 prilli është gjithashtu një ditë e rëndësishme, dita kur ju do të votoni si maqedonas në Republikën e Shqipërisë që Vasili të vazhdojë misionin e tij për të përfaqësuar maqedonasit në Parlamentin shqiptar.
Shtetet sot maten duke zhvilluar fqinjësi të mirë dhe bashkëpunimi. Njerëzit që kontribuojnë në ndërtimin e urave për të forcuar atë bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë kanë një vlerë të madhe. Kështu është dhe Vasili. Ju bëj thirrje të gjithëve në 25 Prill të votoni numrin 12, të mbështesni Vasil Sterjovskin dhe PS”, tha Zaev.