Flash News

Rajoni

Zoran Zaev optimist për çeljen e negociatave me BE: Deri më 22 qershor do të kemi shumë takime

Zoran Zaev optimist për çeljen e negociatave me BE: Deri më 22
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev shprehet optimist për çeljen e neogociatave me BE-në më 22 qershor. Ai thotë se në kohën e mbetur do të punohet për të bindur Sofjen që të japë dritën jeshile për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

"Deri më 22 qershor do të kemi shumë takime. Në Antalya Samit më 17 qershor, por do të jemi së bashku edhe në Samitin e NATO-s në Bruksel më 14. Besoj se do të kemi edhe takime dypalëshe, sepse ministrat tonë të punëve të jashtme me ekipet e tyre po punojnë në udhërrëfyesin, respektivisht planin për bashkëpunim në të gjitha sektorët.

Unë madje besoj se në gjithë këtë periudhë mund të mbahet edhe konferenca ndër-qeveritare. Gjithë kjo do të na ndihmonte ta marrim “Po”-në e zëshme që e presim më 22 qershor, për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare”, ka thënë Zaev.

Kujtojmë që procesi i integrimit për MV është bllokuar për shkak të vetos së vendosur nga Bullgaria, pas një mosmarrëveshje lidhur me gjuhën dhe historinë. Bullgaria kërkon që Shkupi të pranojë se si identiteti ashtu edhe gjuha e saj janë bullgare. 

 

Të fundit