Flash News

KRYESORE

Rakipi e pret mbylljen e emisionit: Rama presione pronarit, Endri Fuga më futi në kurth

Rakipi e pret mbylljen e emisionit: Rama presione pronarit, Endri Fuga më

Tentativa për mbylljen e emisionit ‘Të pakepozuarit” nga qeveria nuk është e panjohur. Më 15 prill, moderatori Ylli Rakipi u shpreh se pronari i tij, Ifan Hysenbelliu është nën presion të vazhdueshëm për shkak të qëndrimeve kritike ndaj mazhoranës.

Duke folur në ‘A-Krasta’, Rakipi përmendi emrin e Endri Fugës si një person që ngre kurthe kundër gazetarëve.

“Me të gjitha llojet e presionit e ka provuar, deri tek pronari këtu ku jemi e kam parë presionin që atij i bëhet. Në vend tjetër ku isha e kam parë presionin me një tip Koçi Xoxe që mban nga pas, njeriu për mediat Fuga, ky është njeriu që ndërtonte strategjinë tek tv tjetër më ngritën një kurth që të mos vinin njerëz nga mazhoranca. Është një përpjekje që ai do t’i ketë të gjitha, të ketë për vete edhe mediat”, sqaroi Rakipi.

Rakipi sqaroi se gjatë këtyre viteve, “Kam votuar për Berishën edhe për Ramën. Më vjen rëndë që kam votuar edhe për ca më të vegjël se sa Rama. Shpeshherë ne Adi ndërtojmë njeriun që duam. Unë kam menduar që ky do bënte të mira për vendin. Do ishte mirë të isha unë i gabuari. Po nuk është kështu, është ndryshe. Do kisha ikur i lumtur nga kjo Botë po të isha i gabuar”, deklaroi ai.

“Edi Rama ka blerë mediat dhe gazetarë të rëndësishëm të vendit. Në një intervistë që e pata në studio nisi edhe përplasja ime me të. Nuk bëra gjë tjetër mblodha vetëm premtimet e bëra nga Rama në mandatin që shkoi. I kërkova edhe program për tani këtë katërvjeçar, por që sigurisht ai nuk kishte program, më solli një si revistë me ngjyra. Rama ndërton strategji për të mbajtur njerëzit nën kontroll, këtë donte të bënte edhe me mua”, theksoi me tej Rakipi.

https://www.youtube.com/watch?v=LVmT1wuWEn8

Të fundit