Flash News

KRYESORE

Andi Bushati: Rama do të mbyllë emisionin ‘Të paekspozuarit’

Andi Bushati: Rama do të mbyllë emisionin ‘Të

Analisti Andi Bushati paralajmëron mbylljen e emisionit “Të Paekspozuarit” në Neës 24. Në një analizë me titull: Një kapak për të fikur ‘kazanin” e kritikave, ai sqaron se Edi Rama ka ushtruar presion, i frikësuar nga skandalet që janë publikuar, si: Skandali i Unazës së Re, përgjimet e Dakos, ato të Bild, e të tjerë.

“Prej disa muajsh presioni është edhe më i madh. Përgjimet fundidit të botuara nga BILD, skandalet e tenderave me dokumenta fallco të zbuluara nga mediat, parlamenti i mbushur me karagjozët e një opozite fallco dhe organizimi i zgjedhjeve lokale monopartiake e kanë bërë edhe më akute shtypjen e çdo burimi informacioni të lirë dhe të pavarur.

Pikërisht, në këtë kuadër, pothuajse kanë përfunduar tratativat për të mbyllur emisionin “Të Paekspozuarit”, i cili vetëm sezonin e kaluar, transmetoi i pari përgjimet Dako – Avdylaj dhe tenderin e Unazës së re”, shkruan ai në një analizë në portalin e tij, Lapsi.

Me këtë rast, Bushati kritikon qeverine edhe për draftin e paketën anti-shpifje, qe sipas tij kërkon të vërë nën kontoll mediat online, me ndikim në opinionin publik.

“Kjo në fakt nuk është një lëvizje surprizuese e Edi Ramës për të kontrolluar dhe mediat e reja, kryesisht të drejtuara nga gazetarë, ashtu sikurse kontrollon katër- pesë pronarët e vetëm të TV-ve në vend”, shkruan ai.

Këtë sezon televiziv, edhe vetë moderatori Ylli Rakipi është ankuar disa herë se njerëz pranë kryeministrit Edi Rama, i kanë bërë presion pronarit të tij, Irfan Hysenbelliu të mbyllë “Të paekspozuarit”.

Të fundit