Flash News

KRYESORE

Rama del pas tre orësh nga zyra e Nishanit, asnjë koment për ndonjë marrëveshje me Bashën

Rama del pas tre orësh nga zyra e Nishanit, asnjë koment për

Ka përfunduar pas më shumë se tre orësh takimi në Presidencë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha. I shoqëruar nga Gramoz Ruçi, Rama nuk ka bërë asnjë deklaratë për mediat, por është drejtuar menjëherë në këmbë drejt Kryeministrisë.

Ndërkohë, Basha dhe Edi Paloka ndodhen ende në zyrën e Bujar Nishanit dhe pritet dalja e tyre për të kuptuar nëse është arritur ndonjë marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës për tejkalimin e krizës politike.

Informacionet nga mbledhja janë shumë të pakta, ndërkohë në zyrën e ambasadores Romana Vlahutin janë mbledhur ambasadorët e të gjitha vendeve të Bashkimit Europian, dhë është njoftuar për një deklaratë të tyren pas vendimit që pritet të bëhet publik nga takimi Rama-Basha.

Petrit Vasili komenton takimin Rama-Basha në Presidencë: Do të jetë negocim jo i lehtë, ka patur gjuhë të ashpër

Rama harron që nuk është në zyrën e tij, i merr kompetencat Nishanit në Presidencë dhe jep urdhra

Të fundit