Flash News

KRYESORE

Rama fshihet pas mesazheve të qytetarëve: “Më thanë: plumba organizatorëve të protestës”

Rama fshihet pas mesazheve të qytetarëve: “Më thanë:

Kryeministri Edi Rama, duke analizuar protestën e opozitës u shpreh se tubimi është kundër refeormës në drejtësi. Në bashkëbisedimin me gazetarët, Rama përmes një gjuhe të ashpër, deklaroi se në telefonin e tij kanë ardhur qindra mesazhe që i kërkojën arrestimin dhe plumbin ndaj organizatorëve të protestës.

“Ne nuk kemi ardhur në qeveri të bëjmë atë që bënin ata. Më kanë ardhur qindra mesazhe që më thonin “pse nuk i arrestonin?”. Nuk meritojnë plumbin, ata meritojnë ndëshkimin që jep drejtësia. Kërkojnë me të drejtë njerëzit ndëshkimin e këtyre rrugë humburve, që iu thotë mendja se mund të marrin peng dhe nxjerrin jashtë kontrollit Shqipërinë, për shkak të ankthit të tyre në raport me drejtësinë.

Flas për ata që janë koka e këtyre veprimtarie të paligjshme. Nuk e duan drejtësinë se i friken. Mendojnë se duke bllokuar integrimin, çeljen e negociatave do fitojnë. Kaq, jo nuk do fitojnë as kaq. Kur të humbasin me siguri dhe shumë nga ajo që kanë sot. Shumë nga mbështetja e pakicës që për arsyet e veta i ka ndjekur deri këtu. Nuk goditet qeveria jo nga qeveria, jo nga 7 orë po as nga 7 mijë orë. Goditet përveç policisë së shtetit, Shqipëria”, deklaroi Rama.

Të fundit