Flash News

KRYESORE

Rama gjen fajtorin: Mediat po i nxijnë jetën këtij mileti

Rama gjen fajtorin: Mediat po i nxijnë jetën këtij mileti

Për varfërinë në Shqipëri dhe forcimin e krimit të organizuar, kryeministri Edi Rama ka akuzuar publikisht mediat dhe gazetarët. Gjatë debatit në emisionin ‘Dritare’, kryeministri Rama deklaroi me zë të lartë se mediat po i nxijnë jetën shqiptarëve.

“Ju po i nxini jetën këtij mileti. Flisni vetëm për krimin dhe drogën, a thua se ky është realiteti. Shqipëria ka patur problem historik me drogën dhe jo i Saimir Tahirit. Po i nxini jetën këtij mileti, të gjithë ju”, iu drejtua Rama gazetarëve në studio.

Gazetarët refuzuan të pranonin këtë kritikë të Ramës, duke theksuar se është politika fajtore për gjendjen e rëndë ku ndodhen shqiptarët dhe Shqipëria. "Në sondazhe, qytetarët bëjnë përgjegjës politikën, ju thoni mediat", replikuan gazetarët.

Bastet ‘on line’, Edi Rama: Më 31 dhjetor do mbyllen, do hapen në një fazë të dytë

Rama nxehet me Rudina Xhungën: Si nuk të vjen zor, si nuk të vjen turp...

Të fundit