Flash News

KRYESORE

Rama i kthehet ‘metodës Agron Xhafaj’: Gjuha në përgjime nuk është e imja

Rama i kthehet ‘metodës Agron Xhafaj’: Gjuha në

Ashtu siç arriti brenda pak orësh në konkluzionin se zëri në audio-përgjimin e Albert Veliut nuk i përkiste Agron Xhafajt, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Edi Rama ka përsëritur metodën edhe për përgjimin e cituar në gazetën gjermane ‘Bild’.

Gjatë takimit me kandidatët e vetëm për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Rama tha se gjuha e përdorur në atë përgjim nuk i përket atij, duke hedhur dyshime për manipulim të dosjes ‘184’ që ndodhet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe që ka hetuar vjedhjen e votave në Dibër.

“Përgjime krejt qesharake të gërryera nga dosje hetimore në thyerje të sekretit hetimor dhe të dhuruar për “Big Brother”-in nga dora e dikujt që në vend që të hetonte Dibrën, e ruajti në sirtar për këtë ditë të zezë. Apo përgjime të sajuara komplet ku ka dalë edhe një rresht i thënë nga goja ime, i cili nuk më shqetëson, por më fyen, sepse nuk është gjuha ime, por gjuha e një mësuesi nate, jo vetëm pa arsimit përkatës, por edhe totalisht jashtë profilit. Përgjime imagjinare që fshihen pas disa numrash të cilat përsëriten pa pushim, si të ishin kodi i Da Vinçit, ku ndrydhen të vërteta të skëterrshme mbi vjedhjen e zgjedhjeve nga unë me paratë e mafies”, deklaroi Rama.

Gazeta ‘Bild’ shkruante se më 11 shtator të vitit 2016, Rama i telefonoi kreut të një komisioni zgjedhor rajonal për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigja e drejtuesit të zgjedhjeve: “Po, shef, gjithçka siç e kemi diskutuar.”

Vitin e kaluar, kur i dënuari për trafik droge, Albert Veliu publikoi një audio-përgjim që implikonte vëllain e ministrit Xhafaj në trafikun e kanabisit, Rama deklaroi brenda pak orësh se zëri nuk i përkiste Agron Xhafajt. Pavarësisht bindjes së kryeministrit, ekspertiza e realizuar në laboratoret e huaja as nuk e mohoi dhe as nuk e pohoi nëse në atë audio ishte regjistruar zëri i Xhafajt.

Të fundit