Flash News

KRYESORE

Rama ironizon fjalimin e Hajdarit: Si s’të vjen zor që flet për pazare, je nënë dhe grua

Rama ironizon fjalimin e Hajdarit: Si s’të vjen zor që flet

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar fjalimin e deputetes Rudina Hajdari, e cila e akuzoi për pazare dhe se çdo gjë e bën për dukje për të treguar se është lider suprem, duke mos marrë parasysh interesat e shqiptarëve.

“Ndryshimi mes jush dhe kreut të PD është se ai gënjen me dashje, kurse ju pa dashje. Ai ben sikur s’kupton, ju nuk kuptoni.

Fjalimet tuaja janë si ndërtime pa leje komplet. Ne flasim për tema konkrete, ju kaloni nga betonizimi te krevatet në spital, nënat që ulërasin në imagjinatën tuaj te PPP, Blloku në Tiranë... një bolori fjalësh tamam si vër tulla hidh mistri pa e ditur se ca po ndërton.

Nuk e dalloni dot metaforën, gënjeshtrën, shpifjen, trishtim i madh kur mendon se flisni në emër të resë që po vjen me furi për të shembur të vjetrën.

Ca do bëni ju? Ju duhet të sistemoni rrugët e mendimit dhe formulimit të fjalimeve. Keni kapacitet dëgjimi shumë të ulët.

Se ku e keni gjetur këtë fjalën betonizim? Në pusin e paditurisë që ushqehet nga mllefi dhe prodhon fjalë pa patur parasysh raportin me të vërtetën.

Për çfarë flet, cfarë thua? Bën sallatë fjalësh në foltore. Betoni është gur artificial, që ta mësosh. ne nuk ju zgjedhim dot, kaq keni, këta jeni.

Pretendoni të shembni të vjetrën? Si? Duke i fryrë të njëjtës baltë.  Ju jeni kopje e zbehte e origjinalit që na la, kështu s’mund të sfidoni askënd. Si stë vjen zor, je grua dhe nënë dhe më flet mua se ndan pazar. Ty ta fal se nuk kupton nuk je e vetëdijshme për atë që thua. Hajde këtu më trego cilat pazaret. E kam sfiduar udhëheqin tënd Luli, Berishën jam në procese gjyqësore”, tha Rama.

‘Do të dalësh në foto me Merkelin që të tregosh se je lideri suprem’, Hajdari revoltohet me Ramën: Shqiptarët nuk e meritojnë egon tuaj

Të fundit