Flash News

KRYESORE

Rama: Nëse hyjmë sot në zgjedhje, PS fiton 78 deputetë

Rama: Nëse hyjmë sot në zgjedhje, PS fiton 78 deputetë

Kryeministri Edi Rama ka mohuar të gjitha akuzat dhe raportet se zgjedhjet në Shqipëri manipulohen nga krimi dhe shit-blerja e votave. Rama theksoi se të gjitha sondazhet tregojnë fituese Partinë Socialiste.

Gjatë emisionit 'Real Story', Rama tha se nëse vendi hyn sot në zgjedhje, partia e tij fiton e vetme 78 deputetë.

"Të gjitha sondazhet tregojnë se nëse hyjmë sot në zgjedhje, PS merr 78 deputetë e vetme në zgjedhje. Prisni zgjedhjet lokale dhe do e shikoni. Harrojeni se zgjedhjet në Shqipëri me diferenca të tilla influencohen nga këto fenomene", tha Rama.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017-të, Partia Socialiste siguroi 74 ulëse në Kuvendin e Shqipërisë. Të gjitha raportet ndërkombëtare kanë konfirmuar se shit-blerja e votave ishte fenomen i përhapur në të gjithë vendin.

Edi Rama: Kërkojini falje Saimir Tahirit

Të fundit