Flash News

KRYESORE

Rama nuk lejon gazetarët brenda kongresit, Fatos Nano nuk paraqitet në nisje të takimit

Rama nuk lejon gazetarët brenda kongresit, Fatos Nano nuk paraqitet në

Drejtuesit e Partisë Socialiste nuk kanë lejuar gazetarët dhe fotografët të hyjnë brenda sallës ku po zhvillohen punimet e kongresit. Gazetarët janë detyruar të qëndrojnë në hollin e Pallatit të Kongreseve, për ta ndjekur mbledhjen në televizionet ‘led’ që janë vendosur aty dhe në sheshin ‘Nënë Tereza’.

Ndërkohë, në nisje të punimeve të kongresit nuk është paraqitur ish-kryeministri Fatos Nano. Drejtuesit socialist kanë deklaruar se Nano do të merrte pjesë në këtë mbledhje, por deri më tani kjo nuk ka ndodhur.

Gjitshesi, kongresi është i ndarë në tre seanca dhe ish-kryeministri Nano mund të shfaqet më vonë përpara socialistëve.

Të fundit