Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rama reflekton pas përplasjes së ashpër me gazetarin, nis Manastirliun drejt Elbasanit: Pajisje të reja jetëshpëtuese për shërbimin e reanimator
Kryeministri Rama duket se ka reflektuar pas përplasjes me gazetarin e News 24, Erjon Skëndaj, referuar gjendjes në Spitalin e Elbasanit, i cili pavarësisht se në kushte jo të mira, është përdorur edhe për trajtimin e pacientëve të infektuar me COVID-19.
Ndryshimi i strategjisë së kreut të qeverisë, nga ironizomi i situatës në marrjen seriozisht të saj, u vu re me vizitën e Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ditën e sotme në këtë spital për të “lançuar” investimin e qeverisë në infrastrukturën e këtij spitali dhe dorëzuar pajisjet e reja jetëshpëtuese për shërbimin e reanimacionit.
Pak muaj pas debatit mes palëve, me “qetësimin e ujërave”, qeveria Rama ka vendosur investimin në rritjen e kapacitetit të këtij spitali për trajtimin cilësor jo vetëm të sëmurëve me COVID-19, por edhe atyre me patologji të tjera të sistemit shëndetësor.
“Dyfishojmë kapacitetet e terapisë intensive në spitalin e Elbasanit dhe forcojmë rrjetin e reanimacioneve në spitalet rajonale jo vetëm për t’ju përgjigjur situatës së shkaktuar nga COVID-19 por edhe për përballimin e patologjive të tjera në spitale”, tha Manastirliu.
“Të gjithë pajisjet që sot po dorëzohen në spitalin e Elbasanit jo vetëm fuqizojnë terapinë intensive por edhe dyfishojnë flotën e pajisjeve të cilët ekzistonin më parë, por tani është një arsye më shumë që të trajtohen më shumë pacientë, duke shmangur ecejaket në Tiranë dhe për të mundësuar që të marrin trajtim afër vendbanimit. Ky është një synim afatgjatë i gjithë investimeve që ne kemi bërë në sistemin shëndetësor”, theksoi ndër të tjera ministrja, ndërsa shtoi se po vijon puna për ttitjen e kapaciteteve të testimit dhe ato diagnostike në këtë situatë të përballjes me COVID19.
“Fuqizimi i shërbimit të terapisë intensive është një objektiv të cilin ne po e bëjmë realitet. Jo vetëm në këtë moment ku po përballemi me virusin e rrezikshëm Sars-Cov2 dhe ku të gjitha forcat janë mobilizuar për t’u përballur dhe për t’iu përgjigjur këtij virusi të rrezikshëm, qoftë për nga pikëpamja diagnostike me fuqizimin dhe rritjen e vazhdueshme të testimeve, edhe nëpërmjet fuqizimit të spitaleve tona, siç është Spitali Universitar “Nënë Tereza”, spitali “Shefqet Ndroqi” dhe gjithashtu edhe spitalet rajonale”, tha Manastirliu, duke falenderuar mjekët për përballimin me sukses të situatës së pandemisë.
“Faleminderit për gjithë punën e mirë dhe në kushtet e pandemisë, pasi ju keni pasur shumë më shumë ngarkesë dhe për një periudhë kohe keni mbajtur edhe ngarkesën e spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe ja keni dalë me sukses”, u tha ministrja mjekëve.
Invesimi i qeverisë, me mbështetjen edhe të Bashkimit Europian, parashikon fuqizimin e njësive të terapive intensive jo vetëm në spitalet universitare në Tiranë, por edhe ato rajonale, me aparatura të teknologjisë së lartë për ofrimin e shërbimit cilësor, afër vendbanimit.
Lexo këtu për më tepër detaje mes debatit të Kryeministrit me gazetarin: https://politiko.al/ke-hyre-me-force-ne-nje-spital-covid-gazetari-i-pergjigjet-rames-me-fake-ke-thene-dy-te-paverteta/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38