Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Raporti/ Cakaj një orë në konferencë, citon vetëm pikat ku fajëson opozitën, shmang çështjet kyçe të 30 qershorit
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka reaguar pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit.
Duke mbajtur një fjalim të gjatë prej një ore në një dalje për mediat, Cakaj gjatë gjithë kohës është përqëndruar vetëm në pikat ku flitet për opozitën dhe bojkotimi i partive aleate për të marrë pjesë në zgjedhje.
Gjatë gjithë fjalës së tij, Cakaj bëri përgjegjëse opozitën për shkeljet e konstatuara në raport, e megjithatë e ftoi në dialog ndërpartiak.
“Raporti e cilëson sjelljen e PD e LSI në raport me kryeministrinë si të dhunshme dhe vandaliste me disa institucione të tjera. Vendi ka patur më shumë se zgjedhje vendore, u përball me sfida për ruajtjen e rendit. Këtë herë kemi patur më shumë se bojkotim të zgjedhjeve se jemi ekspozuar ndaj dhunës para dhe pas procesit zgjedhor.
Ky raport është më shumë kritik për opozitën, sesa delegjitimim i procesit zgjedhor. Raporti sqaron se në Shqipëri më 30 qershor zgjedhjet janë zhvilluar pa një mundësi kuptimplotë të zgjedhjeve midis grupaksioneve. Nuk ka prag minimal për numërimin e votave. Qeveria nuk merr përgjegjësi për garantimin e pjesëmarrjes së opozitës në zgjedhje.
Raporti thekson se klima ka qenë e polarizuar dhe nuk i ka kushtuar vëmendje programeve. Kjo është rrjedhojë e atyre që kanë bojkotuar procesin. Opozita në veçanti ka ushtruar presion madhor në elektoratin në shkallë të lartë, kryesisht në bashkitë e drejtuara prej tyre. Numri i pjesëmarrësve të 30 qershorit është më i lartë se në vitin 2015.
Në asnjë moment raporti nuk del në përfundim se situata në zgjedhje u shkaktua nga qeveria, por për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese dhe bojkotit opozitar. ODIHR konstaton se procesi ka qenë i rregullt.
Një tjetër problem në raport është edhe se KQZ nuk ka pasur ekuilibër, se opozita ka bojkotuar zgjedhjet. Nuk mund të delegjitimohet procesi zgjedhor dhe as të fajësohet qeveria.
Keqpërdorimi i burimeve të administratës publike, raporti bëhet konkret dhe flet me referenca të sakta e shembuj të veçantë, për të konfirmuar këtë shqetësim.
Në sajë të raportit, procesi ka qenë i rregullt dhe demokratik, i njohur ndërkombëtarisht. Kanë ekzistuar përpjekje për të keqpërdorur referencat ndërkombëtare para opinionit. Opozita PD e LSi kanë qenë të angazhuara në keqinformim të faktorëve ndërkombëtar për zhvillimet e brendshme, po ashtu edhe për konsum të brendshme, duke bërë tregti të lajmeve të rreme. Opozita ushtroi presion në elektorat e në strukturat administrative në bashki për mospjesëmarrje në zgjedhje, konkretisht bashkia Shkodër. Askund në raport nuk thekson se zgjedhjet nuk kanë qenë ilegjitime se opozita nuk mori pjesë.
Zgjedhje në klimë të pasigurive juridike është e shkaktuar prej dy rrethanave , mungesa e kuorumit në Gjykatës Kushtetuese dhe nga vendimi i opozitës për të bojkotuar zgjedhjet.
Rrëzimi i kërkesës për anëtarët e KZAZ, nuk është vendim i qeverisë, por rrjedhojë e një rregullimi ligjor. Pra, nuk mund të jesh shkaktar i problemi dhe të ankohesh për atë problem”, tha Cakaj.
Pas leximit të raportit binte në sy se ministri shmangu disa nga pikat që bënte përgjegjëse qeverisë, si rasti i Kolegjit Zgjedhor ku thuhet se për shkak të vettingut ka patur trysni nga ana e gjyqtarëve në vendimmarrje, apo se është shkelur ligji duke mos u publikuar në fletoren zyrtare dekreti i presidentit për 30 qershorin.
Në këtë pikë, ministri u pyet nga gazetarët dhe u përgjigj sërish duke sulmuar opozitën.
“Për të qenë korrekt me opinionin isha i përqendruar në elementët kryesorë të raportit.
Sa i takon Kolegjit zgjedhor, situata është e qartë. Në rastin e gjykimit të subjekteve PD dhe LSI nuk është paraqitur kërkesë për t'u regjistruar. Në kushte të tilla subjektet politike nuk gëzojnë legjitimitetin aktiv për të kundërshtuar KQZ duke u ankuar në Kolegjin Zgjedhor.
Një pjesë e konfuzioneve që vijnë në interpretim të aktorëve të përfshirë është rrjedhojë se faktit se Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale, e kjo është rrjedhojë e reformës në drejtësi.
Këto nuk janë zgjedhje pa probleme, ndryshe nga të tjerat. Jam këtu për të mbrojtur qëndrimin, i reflektuar në raport se problemet kanë autorë, dhe opozita është shkaktare e shumicës së problemeve, nga mungesa e angazhimit të subjekteve opozitarë në zgjedhje”, tha Cakaj, i cili ftoi opozitën për rifillimin e një dialogu mes palëve.
“Ka ardhur koha për të lëvizur përpara e për të inciuar dialogun ndërpartiak për të garantuar themelet e një demokracie më cilësore në Shqipëri”, u shpreh ministri në detyrë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38