Flash News

KRYESORE

"Raporti i Moody-s ishte për vlerësimin e ekonomisë, jo renditjen", Tabaku përgënjeshtron Financat: Qeveria e kalbëzyer nga korrupsioni

"Raporti i Moody-s ishte për vlerësimin e ekonomisë, jo

Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar pas njoftimit të Ministrisë së Financave për qëndrueshmëri të ekonomisë shqiptare në tregjet ndërkombëtare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku përgënjeshtron njoftimin e Financave se në raportin e tij Moody’s ruan të pandryshuar renditjen e Shqipërisë në B1.

Sipas Tabakut kjo është gënjeshtër, pasi Moody’s nuk ka patur për qëllim renditjen, por vlerësimin e ekonomisë.

“Ashtu si raportet e tjera ekonomike nga FMN tek OECD flasin për një kalbëzim të qeverisë nga korrupsioni. Moneyval flet për pastrimin e parave dhe e ka klasifikuar Shqipërinë në listën gri, Banka Botërore dhe BERZH raportojnë për një krizë të thellë ekonomike dhe recesion me 9% rënie”, thekson ndër të tjera ish-deputetja.

Postimi i plotë i Tabakut:

Gënjeshtra u është bërë ves dhe ai del me shpirtin politik.

Raporti i fundit i Moody’s nuk ka bërë ASNJË renditje pozitive (si thote vete Moody’s sepse nuk ka pasur qellim renditjen) por vlerësimin e ekonomisë.

Ashtu si raportet e tjera ekonomike nga FMN tek OECD flasin për një kalbëzim të qeverisë nga korrupsioni. Moneyval flet për pastrimin e parave dhe e ka klasifikuar Shqipërinë në listën gri, Banka Botërore dhe BERZH raportojnë për një krizë të thellë ekonomike dhe recesion me 9% rënie.

Në vend që të pranojë dështimin dhe të marrë masa për të ndihmuar njerëzit dhe ekonominë qeveria vazhdon avazin: vjedh dhe gënjen.

Gënjeshtrat e përditshme dhe propaganda nuk e shndërrojnë të zezën në të bardhë. Ndryshimi është i pandalshëm. Kohë më të mira do të vijnë për shqiptarët dhe biznesin. Grabitësit dhe xhandarët e ekonomisë do të marrin përgjigjen e merituar.

Të fundit