Flash News

KRYESORE

Rasti i vogëlushit shqiptar në kampin e Sirisë, deputetët e opozitës kërkojnë interpelancë urgjente me ministrin e Jashtëm

Tetë deputetë të grupit opozitar parlamentar me iniciativën e Andi Përmetit kërkojnë interpelancë të menjëhershme me ministrin Gent Cakaj lidhur me rastin e vogëlushit 11 vjeçar Alvin Berisha i cili ndodhet në kampin Al Hol në Siri.

Sot i drejtova Kuvendit te Shqiperise nje kerkese per interpelance urgjente me Ministrin per Europen dhe Punet e Jashtme, me objekt:

"Kerkese per shpjegime lidhur me rastin e Alvin Berishes, djalit 11 vjecar qe ndodhet i vetem ne kampet e Sirise."

Rasti i bere publik nga emisioni italian "Le Iene", ku dukej qartazi qe mjaftonte vetem vullneti i shtetit shqiptar per te rikthyer Alvinin prane familjes.

Nje rast i cili nuk mund te lihet ne heshtje. Cdo prind duhet te vendose veten ne vendin e Afrimit dhe duhet ti kerkoje llogari qeverise se cfare masash po merr ne rastin konkret dhe sa kohe do ti duhet Alvinit te bashkohet me familjen”-shkruan Andi Përmeti në një status në Facebook, bashkangjitur edhe letrën drejtuar kryetarit të kuvendit Gramoz Ruçit.

Edhe mbrëmë kjo temë është diskutuar në emisionin ‘Open’. Gazetari Taulant Kopliku ka treguar të tjera detaje nga takimi me Alvinin 11 vjeçar. Për të ka qenë mjaft e vështirë që të rikujtojë ato momente dhe nuk mundi t’i mbante lotët.

Gazetari nuk i mban dot lotët kur flet për Alvinin, tregon të tjera detaje

Të fundit