
Flash News
Igli Tare emërohet zyrtarisht si Drejtori Sportiv i ri i Milanit
Dy vëllezër tentojnë të vrasin kushëririn në Kukës, njëri arrestohet pas një viti në arrati
Ndërron jetë Artan Lame, e ëma e konfirmon: Ky moment i mallkuar erdhi
2-vjeçari holandez bie nga kati i tretë i hotelit në Rinas, dërgohet në spital
Vlorë/ Përplasi të miturën dhe u largua nga vendngjarja, shpallet në kërkim 27-vjeçarja
Rea Xhillari padit Artur Zhejin dhe 7 portale: Shpifën për mua dhe Gent Cakajn

Rea Xhillari, thjeshtra e kryeministrit Edi Rama, ka paditur në Gjykatë gazetarin Artur Zheji dhe të paktën 7 portale që kanë publikuar artikuj mbi lidhjen e pretenduar të saj me Gent Cakajn, ministër i Jashtëm në detyrë.
Në arsyetimin e dorëzuar në Gjykatë, Xhillari thekson se nuk e njeh Cakajn as personalisht dhe nuk e ka takuar ndonjëherë. Sipas saj, këto shpifje bëhen vetëm për të goditur nënën e saj, Linda Ramën, bashkëshorte e kryeministrit.
“I vetmi fill lidhës mes meje dhe botës së shpifjeve, mediokritetit dhe imoralitetit intelektual ku noton ky soj të paditurish solidarë, është fakti se jam vajza e Linda Ramës, e cila nga ana e saj, vetëm për shkak se është gruaja e Edi Ramës, është vënë në shënjestër, goditur, përbaltur nga i njëjti soj, me të njëjtat mjete denigruese të botës së tyre të ulët”, deklaron ndër të tjera ajo.
Edhe zv/ministri Cakaj i mohoi dje në ‘Opinion’ pretendimet për një bashkëjetesë midis tij dhe thjeshtrës së kryeministrit Rama.
Arsyetimi i plotë i Rea Xhillarit:
Jam detyruar të vë në lëvizje gjykatën për të ushtruar kontrollin gjyqësor, mbi një shpifje të sajuar e të orkestruar ndaj meje, nga portale e individë për të cilët mësova se në gjuhën ligjore quhen "të paditurit solidarë". Ky sulm i mirëfilltë denigrues mbi bazën e një shpifjeje, e ka fillesën në mesin e muajit Janar 2019, kur jam vënë në shënjestër prej të paditurve solidarë. Ata apo më saktë fillimisht Artur Zheji pastaj të tjerët, kanë sajuar dhe përhapur lajmin e rremë, të shoqëruar me komente të turpshme, mbi një lidhje intime apo bashkëshortore timen me Z. Gent Caka, Zv. Minister për Evropën dhe Punët e Jashtme - person të cilin as e njoh personalisht dhe as e kam takuar kurrë ndonjëherë, qoftë edhe rastësisht.
Nuk i njoh as i kuptoj motivet që kanë shtyrë Artur Zhejin, një person në moshë goxha madhore, aq sa mund të ishte prindi im, të më sulmojë kaq ligësisht e paturpësisht dhe në mënyrë të vazhdueshme. Unë nuk merrem me politikë, nuk punoj dhe as kam punuar kurrë për shtetin. Respektoj cdo ligj dhe cdo detyrim si qytetare e vendit tim. Nuk kam përfituar kurrë prej shtetit asnjë privilegj apo favor të çfarëdo lloji.
I vetmi fill lidhës mes meje dhe botës së shpifjeve, mediokritetit dhe imoralitetit intelektual ku noton ky soj të paditurish solidarë, është fakti se jam vajza e Linda Ramës, e cila nga ana e saj, vetëm për shkak se është gruaja e Edi Ramës, është vënë në shënjestër, goditur, përbaltur nga i njëjti soj, me të njëjtat mjete denigruese të botës së tyre të ulët.
Në fakt, as nëna ime nuk ka përfituar kurrë ndonjë favor nga të qënit gruaja e kryeministrit. Jeta e saj vazhdon e njëjtë, pa asnjë lidhje të drejtpërdrejtë ose jo, materiale apo financiare me shtetin. Profili i saj është një model shëmbullor i një jete pa privilegje, me një përditshmëri të pandryshuar dhe të lidhur ngushtë me punën e saj, të cilën e kryen me profesionalizëm e pasion prej 30 vitesh, pavarësisht se i shoqi është prej afër 6 vjetësh Kryeministër i Shqipërisë.
Shpifjet kanë arritur deri tek im atë, Thanas Xhillari, profesor i mirënjohur i algjebrës përgjatë gjithë karrierës së tij profesionale në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, i cili gjithashtu respekton çdo ligj dhe çdo detyrim si çdo qytetar i këtij vendi. Për interesat politike të atyre që kërkojnë t'i hedhin hije të shkuarës së nënës sime për të shtuar përbaltjen ndaj të shoqit, edhe im atë u përfshi prej të paditurve solidarë, përmes disa pseudoakuzave, në një tjetër maskaradë mediatike. Ai u ballafaqua edhe me një proces të gjatë hetimi nga prokuroria, ku e tërë balta e hedhur mbi të u tret në lumin e fakteve kokëforta që dolën nga hetimi i provimeve të algjebrës, të disa pseudostudentëve që s'kishin marrë dot provimin. Ashtu si nëna ime, babai im ështëgjithashtu një model shëmbullor i mungesës së kompromiseve që mund të dëmtojnë profesionin e tij të cilin e kryen me pasion e përpikmëri prej 40 vitesh.
Këto modele të cilat janë edhe udhërrefyesi im në rrugëtimin e jetës, siduket janë të papërfytyrueshme , të pabesueshme dhe të papranueshme për sojin e të paditurve solidarë. E vërteta për ta nuk ka asnjë rëndësi, ndërsa interesat e tyre mesa duket justifikojnë çdo mjet sado të ulët.
Por e vërteta mund të vonojë, po nuk harron asnjëherë, megjithëse kur ajo del mbi llumin e të paditurve solidarë këta të fundit refuzojnë ta ndajnë atë me publikun.
“Fenomeni i nepotizmit godet ashpër qeverinë Rama 2 në Ministrinë e jashtme tëShqipërisë. Në rrjetet sociale, dhe disa portale kohët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë se vajza e gruas së Kryeministrit Rama, Linda Ramës, Rea dhe Ministri i Europës dhe Punëve të Jashtme-Genti Cakaj, janë në “bashkëjetesë” si i thonë në Shqipëri këtij lloj trendi ..[omissis] Madje, ka edhe dyshime se Ilir Meta-mund të kishte marr informacion nga shërbimet sekrete të sigurisë kombetare të Shqipërisë për këtë lidhje “dashurie” mes Genti Cakaj dhe Rea Xhillarit"...
Kjo është një copëz e nxjerrë nga moria e paragrafëve trillues, të shkruar gjatë këtyre ditëve me një gjuhë të lemeritshme në çdo drejtim, të cilët kam qenë e detyruar t'i lexoj dhe koleksionoj për gjyqin me këtë soj të paftuarish në jetën time.
Unë kam lindur në vitin e ndryshimit të sistemeve dhe nuk e kam njohur përveçse nga tregimet e gjyshërve, prindërve, mësuesve apo dhe nga leximet e rastit, barbarinë e regjimit komunist deri në fisin dhe farën e kundërshtarit politik. Nuk dua të bëj krahasime që çalojnë me një kohë kur edhe lidhjet e dashurisë, bëheshin shkak për pushkatime, internime apo denigrime publike vajzash. Nuk e di nëse në atë kohë sajoheshin për qëllime politike, deri edhe lidhje të paqëna mes njerëzish krejt të panjohur për njëri-tjetrin. Por ajo që di me siguri është se shtrirja e kthetrave të dhunës verbale dhe presionit psikologjik të këtij soji , brez pas brezi, deri tek fëmijët e kujt konsiderohet kundërshtar politik, është shprehje e të njëjtës ligësi kriminale që karakterizon çdo sistem padrejtësie.
Në sistemin që lindi bashkë me brezin tim, personi është privat dhe jo pronë e shoqërisë. Në sistemin që lindi bashkë me brezin tim, gjëja e parë që mëson është se liria jote mbaron aty ku fillon liria e tjetrit. Sajimi i një lidhjeje të paqënë mes dy te rinjsh për të luftuar politikisht me prindin e njërit prej tyre, është një perversitet i pashoq që s'ka asnjë lidhje me këtë sistem.
Unë nuk kam asnjë armë tjetër për t'u mbrojtur nga pasojat e këtij perversiteti, përvecse duke i'u drejtuar drejtësisë.
Të fundit


Këmbimi valutor, 24 maj 2025
24 Maj 2025, 09:07

Me reshje dhe shtrëngata, njihuni me parashikimin e motit
24 Maj 2025, 08:32
Çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot
24 Maj 2025, 08:17
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
24 Maj 2025, 08:00



Klea Rama, mbesa imagjinare e Kryeministrit/ Zbërthehet skema e mashtrimit
23 Maj 2025, 22:04
Parku i Liqenit të Tiranës, qokë fushate për Noizyn. Firmëtarja hesht
23 Maj 2025, 21:55




DW: Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm!
23 Maj 2025, 20:39


Sulm me thikë në stacionin e trenit në Hamburg, 12 të plagosur
23 Maj 2025, 19:54
120 fëmijë humbasin çdo vit në Shqipëri, 12 ende të zhdukur në 30 vite
23 Maj 2025, 19:35

Shenjat e zodiakut që bëhen më me fat pas dekadës së tretë të jetës
23 Maj 2025, 19:19
Igli Tare emërohet zyrtarisht si Drejtori Sportiv i ri i Milanit
23 Maj 2025, 19:01




Marrëveshja e Stambollit, Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 800 të burgosur
23 Maj 2025, 17:54






Nga nesër hapet tuneli i Llogarasë, deri kur do të jetë pa pagesë
23 Maj 2025, 16:09

Blushi denoncon: Ja si na u vodhën 97 vota në një QV në Tiranë
23 Maj 2025, 15:48





11 Maji/ Celibashi miraton tabelat përmbledhëse të rezultateve për 4 qarqe
23 Maj 2025, 14:50
Trump kërcënon me tarifa mallrat e BE-së dhe iPhone-ët
23 Maj 2025, 14:39
Ndërron jetë Artan Lame, e ëma e konfirmon: Ky moment i mallkuar erdhi
23 Maj 2025, 14:26
Harta e divorceve në 61 bashki, Jugu shumë para Veriut
23 Maj 2025, 14:15

Europianë, na e keni shpifur
23 Maj 2025, 13:54


Ja sa orë duhet të flini në varësi të moshës
23 Maj 2025, 13:32
Berisha tregon kur do të largohet nga politika
23 Maj 2025, 13:12
Tri mënyra të mirëprovuara për të demontuar një autokrat
23 Maj 2025, 13:03

Berisha: Poja ishte i ftuari i Ramës, Surreli përdorej për takime bandash
23 Maj 2025, 12:49



Meta: Regjimi i krimit shkatërroi zgjedhjet, kërcënim për demokracinë
23 Maj 2025, 12:16



Nga lekët tek tradhtia, gjithçka kthehet përmbys për këto tri shenja
23 Maj 2025, 11:32

U arrestuan në operacionin “Ura”, 28 të dyshuarit dalin sot përpara GJKKO
23 Maj 2025, 11:00

Shqiptarët, të dytët më të refuzuarit në kufijtë e BE në 2024
23 Maj 2025, 10:41





RENEA aksion në Durrës, kontrolle në Sukth e Shijak
23 Maj 2025, 09:33


Këmbimi valutor, 23 maj 2025
23 Maj 2025, 08:47

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
23 Maj 2025, 08:15
Rriten temperaturat, si pritet të jetë moti gjatë ditës
23 Maj 2025, 08:01
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
23 Maj 2025, 07:48

Vota e diasporës, Berisha: Zarfat u mbushën në Shqipëri
22 Maj 2025, 22:45
"Njoftoni DEA-n", Abilekaj: Ndërkombëtarët nuk i besojnë institucioneve tona
22 Maj 2025, 22:30
Operacioni "Ura", gazetari: SPAK u përdor si certifikues i zgjedhjeve
22 Maj 2025, 22:07
Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale
22 Maj 2025, 21:58

Fevziu sqarim për Artan Lamen: Është ende në jetë, por në koma
22 Maj 2025, 21:44




Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t'ia heqë Kosovës?
22 Maj 2025, 20:49
Këlliçi: SPAK ka vepruar pas zgjedhjeve, me regji të Ramës
22 Maj 2025, 20:42



Integriteti i BE-së në Shitje: Edicioni i Tiranës
22 Maj 2025, 19:51

Zgjedhjet e 11 majit, Burimi: Me Trenin Bullgar fiton 300 mijë vota
22 Maj 2025, 19:34