Flash News

KRYESORE

Reagon ish-deputeti i Boçi: Vrasja e avokatit nuk është thjeshtë larje hesapesh

Reagon ish-deputeti i Boçi: Vrasja e avokatit nuk është

Ish-deputeti i Partisë Demokratike ne qarkun e Elbasanit, Luçiano Boçi ka reaguar pas vrasjes së avokatit, Ravik Gurra, në qendër të qytetit.

Për Boçin, Elbasani është nën pushtetin dhe terrorin e bandave, ndërsa akuzon se qeverinë se bashkëpunon me krimin.

“Nuk është thjesht larje hesapesh. Ligjin në Elbasan e kudo në Shqipëri e bën krimi, e bëjnë bandat e Kongresit të Partisë. Ato vendosin për jetët, për tenderat, për votat.

Po policia?!!!!”, pyet Boçi.

Statusi i plotë:

ELBASANI I VRARË

Një tjetër vrasje në zemër të Elbasanit.

Qyteti nën pushtetin e terrorin e bandave.

Në vendin më publik dhe në orën më të frekuentuar, vritet avokati i njohur.

Mesazhi është i qartë.

Nuk është thjesht larje hesapesh.

Ligjin në Elbasan e kudo në Shqipëri e bën krimi, e bëjnë bandat e Kongresit të Partisë.

Ato vendosin për jetët, për tenderat, për votat.

Po policia?!!!!

Policia arreston qytetarët që mbrojnë shtëpitë, jetët e familjeve, lirinë e votës.

Policia po përgatit setin e bombave gazlotsjellëse e helmuese të rradhës, ndaj protestuesve.

Po gjuan se kush ishte në protestë e po gjobit autobuzat që i sollën.

Krimi është partneri i saj më i çmuar.

Të ndalim çmendurinë e të çmendurin.

Ka ardhur koha!

Të fundit