Flash News

KRYESORE

Reagon presidenca për shkarkimin e Besnik Muçit: Rikthehet skenari për bllokimin e Gjykatës Kushtetuese

Reagon presidenca për shkarkimin e Besnik Muçit: Rikthehet skenari

Vjen reagimi i menjëhershëm i presidencës pas vendimit të Kolegjit të Apelimit për shkarkimin e Besnik Muçit si ish prokuror, por që aktualisht është anëtar i Gjykatës Kushtetuese, si një nga të zgjedhurit e presidentit të republikës.

Sipas Tedi Blushit, zëdhënës i presidentit, “ky vendim është i turpshëm nga vettingu i partisë”.

“ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë. Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet. TURP! TURP! TURP!”, shkruan Blushi përmes rrjeteve sociale.

U dekretua nga presidenti si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, KPA shkarkon nga detyra Besnik Muçin

Pas shkarkimit, Besnik Muçi sfidon KPA-në: Nuk ka kompetencë mbi anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Gent Ibrahimi kreu akt kriminal

Të fundit