Flash News

KRYESORE

Reforma në Drejtësi, presidenca i përgjigjet Ramës dhe BE: Le të këndojë “na fitorja në fitore”, solo dhe në kor

Reforma në Drejtësi, presidenca i përgjigjet Ramës dhe BE:

Zyra e presidencës u është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe BE, pas nuk e cilësoi të suksesshme Reformën në Drejtësi.

“Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi i pyetur nga mediat për një reagim lidhur me qëndrimet e shprehur dje nga ambasadori i BE dhe kryeministri Rama për reformën në drejtësi sqaron se:

Kam vetëm një qëndrim për të dy.

Presidenti i Republikës, jo vetëm i ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme deri tani, në mënyrë transparente e sistematike, të dokumentuar dhe informale, konstruktive e gjithëpërfshirëse, por edhe do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për zbatimin kushtetues të reformës në drejtësi, për të evituar vonesat, kolapsin, zbatimin e njëanshëm e përçarës dhe kapjen e sistemit.

Presidenti nuk do të lodhet edhe në të ardhmen, si detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë, të punojë në këtë frymë.

Ndërkohë Presidenti nuk ndalon askënd, të këndojë “na fitorja në fitore”, si në variantin solo, ashtu edhe në kor”, reagon zyra e presidentit.

 

Të fundit