Flash News

KRYESORE

Replikat me zëdhënësin e presidentit, Spiropali: Tufë halabakësh që kanë marrë peng institucionin e Presidencës

Replikat me zëdhënësin e presidentit, Spiropali: Tufë

Ministrja Elisa Spiropali e ftuar në emisionin ‘Real Story’ në News 24 i është përgjigjur zëdhënsit të presidentit Tedi Blushi i cili replikoi mes një statusi në Facebook duke e quajtur ‘e çmendura E’.

Spiropali tha se një tufë halabakësh kanë kapur institucionin e Presidentit dhe i quan replikat për të qeshur.

“Replikat janë për të qeshur. Unë jam në një moment shumë të lumtur të jetës sime, edhe personalisht, edhe duke parë zhvillimet e fundit për Shqipërinë, për atë Konferencën e Donatorëve, nga fakti që ne kemi marrë jo vetëm një shumë parash por edhe imazhi i Shqipërisë në sy të ndërkombëtarëve, në prag të çeljes së negociatave, në prag të vendimit të KE është fakt që koha për të goditur në themel këtë moment të mirë. Janë një tufë halabakësh që kanë marrë peng institucionin e Presidencës”, tha Spiropali.

Ajo e quajti thirrjen e Metës si të padrejtë kundrejt shqiptarëve teksa tha se kërkon t’i nxjerrë njerëzit në rrugë për tu hequr edhe atë shpresë që kanë për çeljen e negociatave.

“Nuk mund të rri pa reaguar kur Meta zgjedh në kohë të tillë të sulmojë. Për t’u a hequr shqiptarëve për t’u hequr atë pak gëzim. Për të nxjerrë sërish njerëzit në rrugë dhe për të goditur në zemër të saj procesin e çeljes së negociatave”,  përfundoi Spiropali.

Paralajmëroi tubim më 2 mars, reagon qeveria: Presidentin nuk e ndihmon dot as Luli, populli jo e jo

‘Metën nuk e ndihmon dot as Luli, populli jo e jo’, Presidenca paralajmëron qeverinë: Sa për popullin, do e shihni shumë shpejt!

Të fundit