Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Marsel Lela
Në të dalë të fshatit Nikël, kur futesh për Kurcaj, i lë shëndenë asfalttit dhe hyn në një udhë ku makina e ka të vështirë të ecë. Ka shumë gropa dhe kanale në mes të rrugës dhe gomat e makinës shpesh xhirojnë në vend për shkak të blanave të zhavorrit që mbulojnë tek-tuk ndonjë gropë më të thellë.
Mezi arrijmë deri në qendër të fshatit Kurcaj. Aty fillon një rrugë aventureske, që më saktë është një shteg ku mund të kalohet vetëm më këmbë ose me kafshë barre. Na duhet ta lëmë makinën dhe pjesën tjetër të rrugës ta bëjmë më këmbë.
Diku, si nga asgjëja, na del përpara një urë me harqe, e ndërtuar me një elegancë që arrin ta shprehë një krenari të fisme. Nën të rrjedh Lumi Zezë që buron nga Qafë-Shtama. Uji që rrjedh aty është i kristaltë dhe nuk ka lidhje me ‘Zezën’ që, kur mbërrin në Fushë-Krujë, është plot me ujrat e zeza dhe mbeturinat e hedhura aty nga banorët përgjatë brigjeve të lumit.
Përpjekjet për të kaluar mbi urë mbeten të pasuksesshme, sepse nga ana e rrugës është e mbuluar me ferra dhe gjembaçë. Pjesët që e lidhin me brigjet e lumit janë të shkëputura tërësisht nga trupi kryesor, si pasojë e shirave.
Banorët e zonës janë të paqartë për moshën e urës. Kur i pyet përgjigjen vetëm se ajo është një urë shumë e vjetër dhe duhet mbrojtur nga shteti, por askujt nuk i ka rënë ndërmend për të. Disa thonë se është ndërtuar para Luftës së Dytë Botërore, gjatë kohës së Mbretit Zog, nga italianët.
Pyetjes nëse kanë ardhur ndokush për t’u interesuar për urën, por ata, duke bërë një fytyrë sikur habiten nga pyetja ime, thonë se “këtu nuk po vjen kush për t’u interesuar për rrugën që është copë-copë, e jo më për urën”.
Astrit B., një banor, na sheh duke i bërë foto urës dhe afrohet, në fillim pak i ndrojtur, por kur dëgjon që po flasim shqip ‘merr zemër’.
[foogallery id="326807"]
“Kujtova se jeni të huaj”, - na drejtohet ai duke u afruar tani pa teklif, - “sepse këtë urë vetëm të huajt e vizitojnë”. Ai na shpjegon se ka shumë të huaj që vijnë në Kurcaj, për të ngjitur malin, ose specifikisht për urën dhe mahniten nga arkitektura e saj. Gjatë këtij viti kishin qenë të shumtë turistët gjermanë që kishin ardhur për ta parë.
Astriti na thotë se ura daton shumë më herët se koha e Mbretit Zog dhe ka shërbyer që njerëzit të jepnin e të merrnin me njëri-tjetrin. “Ura e Kurcajt nuk ka lidhur vetëm fshatrat përreth zonës, por ka qenë një urë lidhëse mes Krujës dhe Tiranës. Këtej kalonin karvanet dhe ka shërbyer si pikë kyçe për marrëdhëniet tregtare”, sqaron ai.
Në pritje të shtetit
Politiko.al u interesua tek institucionet përkatëse, në fillim tek Drejtoria Rajonale e Kulturës Durrës, e më pas tek Instituti i Monumenteve të Kulturës Tiranë.
DRKK sqaron se kjo urë është monument kulture i Kategorisë së parë dhe nuk është lënë në mëshirë të fatit nga institucionet. Sipas tyre, kjo Drejtori ka bërë herë pas here inspektime tek Ura e Kurcajt dhe inspektimi i fundit ka qenë para dy javësh. Ata shpjeguan se është bërë edhe një projekt për restaurimin dhe po pritet vetëm lëvrimi i fondit.
Drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani, na lidh me arkitekten Ronela Çuku, specialiste restauratore.
Ajo na shpjegon se “Ura e Kurçajt eshte një ndertim i shek. XVIII-te, monument i Kategorise se parë, shpallur me vendim te Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës nr. 786/1, datë 15.11.1984.”
Në faqet ballore është e punuar me gurë pllake të zinj, vendosur shtrirë, ndërsa kalldrëmi është i bërë me breza, tip shkallësh. Këto breza ngihen mbi bazën e kalldrëmit rreth 10-15 cm dhe shtriheshin çdo 100-120cm.
Ura i sherbente rrugës së shkurtër të karvaneve Tiranë-Krujë sipas këtij itenerari: Tiranë-Zall Herr-Rradhesh-Mukje-Buronje-Kurcaj-Barkanesh-Krujë. Në thembrat e qemerit të madh ruhen vrimat e trarëve të poshtëm të armaturës së harkut.
Çuku na tregon edhe disa karakteristika të tjera interesante të urës. Qemeri i kësaj ure është riparuar një herë pas luftës së Dytë Botërore, pas një dëmtimi që pësoi gjatë luftës.
”Kjo urë ka tre qemerë rrethorë. Qemeri i madh me hapësirë drite rreth 10 metra është dëmtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe është riparuar pas saj. Dy dritaret shkarkuese në brigje janë të fazës origjinale të urës. Kalldrëmi origjinal ruhet në anën e djathtë, me gurë lumi me breza tërthorë në ngjitje. Kalldrëmi ka parapet sigurues, me mur guri.”
Çuku thotë se është hartuar një plan restaurimi, i cili pritet të zbatohet së shpejti. Projekti është hartuar në nëntor të vitit të shkuar.
“Projekti është hartuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës, sektori Tiranë, i miratuar me vendim KKR Nr.485, datë 21.11.2018”, tha Çuku. Sipas saj, fondi që do të lëvrohet për restaurimin e Urës së Kurcajt është 4 milion e 372 mijë lekë të reja.
Shpresojmë që ky fond të lëvrohet sa më shpejt dhe puna për restaurimin e Urës së Kuracajt të nisë më në fund, përpara se ajo të zhduket nga harta e monumenteve të kulturës. Prej shumë vitesh, e vetmja shenjë jete dhe të vetmet frute në këtë urë mbeten ato të një shege që ka zënë vend mbi kurrizin e saj.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38