Flash News

KRYESORE

Reportazhi i RAI 3, LSI: Në Shqipëri gëlojnë trafikantët kundrejt mashtrimit sistematik të kryeministrit

Reportazhi i RAI 3, LSI: Në Shqipëri gëlojnë

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili e ka cilësuar një gjendje alarmante të vendit tonë, pasi media italiane RAI 3 publikoi një reportazh mbi kultivimin e narkotikëve në Shqipëri.

Sipas reportazhit italian, kultivimi është rritur me 12 herë gjatë viteve të fundit.

Pas denoncimit, Vasili shprehet se në vend gëlojnë trafikantët përkundrejt mashtrimit të kryeministrit të vendit dhe ministrit të Brendshëm.

“ Shqipëria është bërë sipas autoriteteve të antimafias italiane një nga prodhuesit më të mëdhenj të drogës, përveçse një pikë tranziti dhe përveçse një urë komunikimi me Amerikën Latine. Pra në vend gëlojnë trafikantët dhe kriminelët përkundrejt mashtrimit të pacipë dhe sistematik që bën kryeministri i vendit, ministri i tij i papërgjegjshëm dhe sigurisht i inkriminuar i brendshëm Lleshaj dhe kundrejt këtij realiteti tragjik që po shkatërron dhe po rrënon vendin publikohen demagogji pafund.

Sigurisht rruga e Europës mbyllet nga kanabisi dhe nga trafiku i kokainës i të gjitha formave. Pikërisht për këtë arsye, Shqipëria figuron si një vend i kriminalizuar kundrejt mijëra shqiptarëve të ndershëm e të varfër, të cilët duan të punojnë me punë të ndershme dhe të pastër dhe nuk kanë të bëjnë me këtë veprimtari kriminale rrënuese. Shqipëria që në 20014, sërish në një qeverisje socialiste, por jo rilindase, e cila hiqej nga harta e vendeve nyje për trafikimin. Sot përkundrazi, jo vetëm është pikë trafiku kyç dhe shumë e rëndësishme, por është kthyer dhe në një kultivuese e rëndësishme në nivel ndërkombëtar, një nga prodhuesit kryesor të marijuanës.

Këto janë të vërtetat e mëdha. Këto janë të vërtetat që kanë paralizuar dhe e kanë shndërruar qeverinë thjesht dhe vetëm në një kukull, në një marionetë, e cila komandohet nga trafikantët dhe kriminelët.

Kjo veprimtari kriminale është shqetësim madhor i anti-mafies italiane, por dhe i të gjithë organeve të  tjera të inteligjencës anembanë Europës. Të vetmit të lumtur nga kjo veprimtari kriminale është Edi Rama dhe qeveria e tij që siç e kuptoni më së miri rritja 12 herë brenda një viti flet vetë. Është pikërisht përgatitja e ethshme që përpara çdo fushate elektorale, përpara çdo tensioni të madh politik që kërkon zgjedhje politike aktivizohet armata e hashashit, armata e kanabisit e trafikantëve të cilët duhet të mbledhin e të fusin në magazina paratë për tu lëshuar e për të blerë, dhe për të manipuluar votën e shqiptarëve dhe për të mbajtur qeverisje kriminale të cilat na izolojnë nga Europa. Të gjithë shqiptarët sot, të ndërgjegjshëm dhe patriotë duhet të jenë të shqetësuar e preokupuar më shumë se kurrë, duhet të jenë të revoltuar më shumë se kurrë që kjo batërdi e trafikut e kultivimit, e rrëmbimit të Shqipërisë nga droga është kthyer për fat të keq në një fatkeqësi dhe në një humbje totale të shpresës. Jemi vendi me përdorimin nga më të lartët në botë të kanabisit. Pra jo vetëm kultivohet, jo vetëm trafikohet por po helmohen dhe rinia shqiptare. Në këmbim të kujt, të një qeverisje kriminale që ka rrëmbyer dhe ka uzurpuar pushtetin. Të nderuar qytetarë dhe qytetare, uzurpimi i shtetit, i zyrave të shtetit dhe të qeverisë nga trafikantët duhet të marri fund. Të gjithë duhet të jemi në këmbë”, shprehet Vasili.

Të fundit