Flash News

KRYESORE

Reportazhi i RAI3 për kanabisin në Shqipëri, reagon Rama: Turp gazetaresk!

Vjen reagimi i parë i kryeministrit Edi Rama, lidhur me reportazhin e publikuar pasditen e djeshme nga televizioni italian RAI 3, ke sqaron se kultivimi i kanabisit në Shqipëri është 12 fishuar gjatë viteve të fundit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama e ka cilësuar reportazhin e gazetarit italian Valerio Cataldi, një turp gazetaresk pa lidhje me realitetin e monitoruar dhe certifikuar nga vetë Guardia di Finanza.

“Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12 fishimin e kultivimit te kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe certifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!”, shkruan Rama.

Të fundit