Flash News

KRYESORE

Rikthehen atentatet në Elbasan, plagoset me armë zjarri Ardian Çapja

Rikthehen atentatet në Elbasan, plagoset me armë zjarri Ardian

Rikthehen atentat me armë zjarri në qytetin e Elbasanit.

Paraditen e kësaj të hëne u shënuan të shtëna, pranë zonës së Krastës. Pak minuta pas ngjarjes, policia njoftoi paraprakisht se sot në spitalin e Elbasanit është paraqitur për ndihmë mjekësore 55-vjeçari Ardian Çapja, i cili sipas policisë dyshohet se ka mbetur i plagosur ma armë zjarri.

“ Më datë 08.06.2020, rreth orës 09.37,  në urgjencën  e spitalit Elbasan, është paraqitur  per ndihmë mjekësore shtetasi A.Ç.,rreth 55 vjeç, banues ne lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet i plágosur me ármë zjarri. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia, por mësohet se gjendja shëndetësore e 55 vjeçarit nuk është e mirë.

Familjarët e tij e kanë mohuar se mund të jetë plagosur në një atentat, pasi kanë deklaruar para autoriteteve se është rrëzuar nga një lartësi në banesë.

Dyshohet se 55-vjeçari është qëlluar pranë banesës së tij nga një makinë ne ecje, me targa false, e cila më pas u përfshi nga flakët në Fushë-Mbret.

Menjëherë forcat zjarrfikëse kanë shkuar të shuajnë flakët, por gjatë neutralizimit ka patur një shpërthim nga brendësia e makinës, duke shkaktuar plagosjen e një prej zjarrfikësve, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se brenda makinës ka patur lëndë plasëse, por kjo është në proces verifikimi.

Kush është Ardian Çapja?

Ardian Çapjas nuk është një emër i panjohur për policinë.

Ai është pjesë e fisit të njohur dhe të skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura në Elbasan, por ende nuk janë bërë të ditur rrethanat e ngjarjes.

Çapja u ka shpëtuar dy atentateve ku persona ende të paidentifikuar kanë tentuar ta eliminojnë. Ardian Çapja është akuzuar gjithashtu edhe për sulm me armë zjarri ndaj policisë në 2016-ën. Në atë kohë, ai do të arrestohej bashkë me Florenc Çapjen dhe Bledar Muçën, por më pas është lënë i lirë.

Lexo edhe: I shpëtoi atentatit të tretë, dalin detaje të reja nga atentati ndaj Ardian Çapjas, dyshohet se u qëllua me snajper

Lexo edhe:Ardian Çapja po kryen ndërhyrje kirurgjikale pas atentatit, policia “blindon” spitalin e Traumës

Lexo edhe: Në ‘sitë’ nga OFL, kush janë Lulzim Berisha dhe Ardian Çapja, brenda 48 orësh duhet të justifikojnë pasuritë

Të fundit